Nga kapja e shtetit te korrupsioni, pse u rrit pabarazia në Ballkan

Teksa bota e zhvilluar po vuan nga rritja e pabarazisë për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe pagesat e larta që japin zhvillimet në fushë ndaj një numri të pakët personash, në vendet e rajonit të Ballkanit Përëndimor (Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja) pabarazia është krijuar nga niveli i lartë i korrupsionit dhe kapja e shtetit, thuhet në studimin’ Pabarazia në Europën Juglindore” të fondacionit Gjerman, Friedrich Ebert.

“Edhe pse rrënjët e çështjeve të pabarazisë janë të shumëllojshme, duket se ka indikacione të mjaftueshme që pabarazia në Rajon nuk u rrit për shkak të pagesave më të larta të inovacionit, zhvillimit të sipërmarrjes apo aftësive si në ekonomitë e përparuara, por për shkak të korrupsionit të përhapur, kapjes së shtetit dhe dështimit të politikave zhvillimore”, konstaton fondacioni prestigjioz gjerman.

Studimi sugjeron se, më shumë se shumë se kurrë, fajtorët që kanë krijuar pabarazinë në rajon duhet të duhet të  ndëshkohen me urgjencë në mënyrë që të mos ndikojnë më tej në përkeqësimin e prosperitetit.

Për shkak të mjedisit të varfër social-ekonomik, vendet anembanë rajonit po përjetojnë tendenca thelbësore të emigrimit dhe një humbje të kapital njerëzor, i cili do të ketë efekt të dëmshëm në ekonomitë e tyre, thotë studimi.

Për pasojë shtetet e Ballkanit  po përballen me një mori sfidash në procesin e demokratizimit dhe tranzicionit ekonomik. Rajoni karakterizohet me rritje të ngadaltë ekonomike dhe performancë e dobët të tregut të punës, e cila zakonisht i atribuohet faktorëve si konkurrenca e ulët dhe mjedisi jo i favorshëm i biznesit, sisteme joadekuate arsimore dhe politika të dobëta të punësimit.

Mungesa e efikasitetit të institucioneve dhe korrupsioni sistematik kanë çuar në përkeqësimin e besimit në institucionet politike. Institucionet në Rajon kanë krijuar përshtypjen se po shtrembërojnë burimet ndaj grupeve specifike të interesit. Korrupsioni dhe qeverisja e dobët kanë kontribuar në paaftësinë e qeverive që të gjenerojnë politika që të mund të ndihmojnë në uljen e pabarazisë.

Popullsia në plakje nga emigracioni i lartë dhë rënia e lindjeve do të vendosë një barrë në rritje në shpenzimet  për mbrojtjen sociale.

Friedrich Ebert sugjeron se, nevojitet një mendim i ri dhe një diskutim i gjerë rreth reformës socio-ekonomike nën dritën e integrimit të rajonit në BE. Strategjia e re e zgjerimit të BE për Ballkanin Perëndimor, që thekson rëndësinë e një “forme të re të përforcuar dimensioni social “, mund të ofrojë një moment interesant për këtë qëllim.  Fondacioni Friedrich Ebert jep sugjerime për reforma që ndikojnë në uljen e pabarazisë në tre drejtime kryesore, në tregun e punës në politikat e mbrojtjes sociale dhe në sistemet arsimore si me poshtë:

Tregu i punës

– Forcimi i dialogut social me sindikatat si një mjet për të siguruar shpërndarje të drejtë te të ardhurave, përfaqësimin më të mirë të punonjësve në qeverisjen e korporatave dhe, siguri më të madhe në punë.

– Mbrojtje më e madhe nga fondet e papunësisë për ata që nuk janë angazhuar në tregun e punës

– Përmirësim i politikave të tregut të punës, duke shtuar trajnimet, subvensionet ndaj skemave të punësimit , në rritjen e punësimit të grave, të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuar, pakicat etnike dhe personat me nivel të ulët arsimi.

– Forcimi i kapaciteteve të shërbimeve të punësimit, për të siguruar mbështetje më efektive për të papunët. Integrimi më i mirë i punësimit dhe shërbimeve sociale mund të nxisë përfshirjen e të pambrojturve grupeve në tregun e punës.

 Tatimet dhe Përfitimet Sociale

– Rritja e progresivitetit të tatimit mbi të ardhurat personale dhe zvogëlimi i barrës së përgjithshme tatimore për punonjësit me paga të ulta me qëllim inkurajimin e tyre për të kaluar në punësimin formal.

-Krijimin e një skemë të re re (përzierje skemash) e cila do të kryejë pagesat e papunësisë,  të propozojë lehtësitë tatimore në paga, të kryejë subvensionin për punësimet e reja me qëllim të të inkurajohen dhe të mbrohen shtresat e varfëra në punësim.

-Duhen më shumë përpjekje për të luftuar shmangien e taksave dhe evazionin fiskal, për të mbrojtur bazën tatimore dhe për të rritur të ardhurat tatimore të cilat janë të nevojshme për investime në ekonomi dhe për financimin e shërbimeve sociale.

– Zgjerimi  i numrit të personave nga shtresat e varfëra që përfitojnë nga fondet e mbrojtjes sociale.

– Promovimi i mëtjeshëm i llojeve të shërbimeve në lojjet dhe në cilësinë e shërbimeve sociale.

– Hartimi dhe zbatimi i politikave më të efektshme për të siguruar kujdesin e hershëm për fëmijet

 Arsimi

– investime më të mëdha në edukimin e hershëm të fëmijëve , sidomos për fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta.

– Futja e masave gjithëpërfshirëse për të rritur aksesin në të gjitha nivelet e arsimit, dhe sidomos në arsimin terciar, për grupe të ndryshme të përjashtuara, siç janë nxënësit me aftësi të kufizuara, romët, banorët e zonave rurale ose të rinjtë që jetojnë në varfëri. Këto mund të jenë bursa ose dhoma të subvencionuara.

– Përmirësimi i cilësisë së arsimit përmes masave të tilla si edukimi dhe trajnimi i mësuesve, rritja e cilësisë dhe aksesi studentëve në burimet e duhura të të mësuarit. Modernizimi i kurrikulave dhe një zgjerim i mëtejshëm i arsimit profesional për të siguruar një përputhje më të mirë ndërmjet arsimit dhe tregjeve të punës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne