Nga mbyllja e basteve deri te çeku për foshnjat, vendime që hyrën në fuqi sot

Me arritjen e Vitit të Ri, në Shqipëri kanë hyrë në fuqi disa vendime të rëndësishme që Qeveria i miratoi në dy muajt e fundit.

Një prej tyre është mbyllja e të gjitha bastoreve dhe kazinove elektronike, që ishin nëpër rrugët kryesore të qyteteve në Shqipëri. Kazinotë do të jenë të kapshme vetëm në hotele me pesë yje në mbarë vendin, që ndodhen jashtë zonave urbane.

Ministri i Punëve të Brendshme, paralajmëroi se nga një janari çdo bastore që nuk do të mbyllet do të trajtohet si parcelë me marihuanë.

Vendimi i dytë i rëndësishëm është ulja e dyfishtë e trarifave për studim, vendim të cilin e ka marrë Qeveria pas protestave masive studentore.

Ka hyrë sot në fuqi edhe vendimi, që është në interes të bujqve, për të cilët pezullohet taksa prej 20 përqindëve për import të makinerisë bujqësore.

Si shumë i rëndësishëm vlerësohet edhe vendimi për kompensim në para për foshnjet. Prindërit  për fëmijën e tyre të parë do të marrin nga 400.000 lekë të reja, 800.000 për të dytin dhe 1,2 milionë lekë të reja për fëmijën e lindur të tretë. Nëse janë binjakë ose trinjakë çdo fëmijë do të marrë njërën nga këto vlera.

Çeqet e para kryeministri Edi Rama ua dorëzoi sot nënave të foshnjave në klinikën “Koço Glozheni” në Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne