Ngjarja në Khan Sheikhun, pretekst i Amerikës për të sulmuar Sirinë

Zv/ministri i jashtëm i Sirisë ka thënë se rezultati i hulumtimeve për sulm kimik në Khan Sheikhun dëshmon se terroristët kanë projektuar dhe zbatuar planin për këtë sulm me qëllim që Amerika të gjejë pretekste për të sulmuar bazën ajrore Shejrat në provincën Homs të Sirisë.

Megdad Fejsal ka thënë se sulmi me raketa i Amerikës kundër bazës ajrore Shejrat në Siri, ishte planifikuar nga Uashingtoni dhe Shtëpia e Bardhe që më herët dhe ngjarja në Khan Sheikhon ishte pretekst për të justifikuar të tilla sulme. Zv/ministri i jashtëm i Sirisë ndër të tjera tha se Amerika, Anglia dhe aleatët e tyre në rajon, janë shkelës të konventave ndërkombëtare dhe ata mbështesin organizatat terroriste aktive në Siri. Ata u kanë dhënë terroristëve armë konvencionale dhe të mbushura me elementë helmues. Në ngjarjen e 4 prillit në qytetin Khan Sheikhun, më 74-100 mijë civilë humbën jetën për shkak të gazrave helmues dhe me qindra të tjerë u plagosën./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne