Ngjarje e rëndë në Durrës, humb jetën fëmija 3-vjeçar në kopësht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një fëmijë 3 – vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore. Mësohet së gjendja e fëmijës është përkeqësuar në kopësht dhe më pas është transportuar për në urgjencë ku edhe ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një kopësht privat në qytetin e Durrësit, ndërsa personeli e ka dërguar djalin në spital menjëherë pasi gjendja e tij është përkeqësuar. Fatkeqësisht ai ka humbur jetën menjëher sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të papërcaktuara. Lajmi është konfirmuar nga burime të Opinion.al pranë policisë së Durrësit, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne