Enes Nakkash

Intervistuesi: Zoti Nakkash, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Jeruzalem dhe në Aksa, të gjithë kemi përjetuar momente emocionale. Sigurisht, nga këndvështrimi ynë nuk janë të rëndësishme vetëm territoret që konsiderohen të shenjta, por e gjithë Palestina nga deti deri tek lumi. Në Palestinë vihen re lëvizje të kufizuara. Ndjehet një zemërim. Po kështu edhe gjetja e momentit të duhur është e rëndësishme. Flitet për shumë zhvillime në rajon. Si e shihni ju këtë situatë?

Enis Nakkash: Fillimisht, mirëmbrëma të gjithëve. Për mendimin tim gjendemi në një pikë kyçe të historisë. Dhe pika kyçe e historisë nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me ngjarjet në Jeruzalem. Ngjarjet në Jeruzalem thjesht na përkujtojnë se ndodhemi në një pikë kthese të historisë. Arsyet janë të këtilla:

1- Pika e parë është se: Keqinterpretimet e periudhës së pas marrëveshjes së Oslos tashmë kanë arritur në fundin e tyre. Edhe vetë ndërmjetësuesit e kësaj marrëveshje e shohin të këtillë situatën. E kanë kuptuar se nga ky proces nuk do të nxjerrin asnjë përfundim.

2- Pika e dytë koniston në faktin se pritshmëritë në lidhje me Pranverën Arabe tashmë janë shuar. Për shkak të krizës së krijuar mes Katarit dhe Arabisë Saudite, tashmë kanë dalë në dritë të vërtetat e projekteve të fshehta, mbështetjes së terrorizmit dhe prjoektet për të larë në gjak gjithë rajonin. Tashmë këto nuk janë më një sekret. Edhe Vëllazëria Myslimane, e cila është një përfaqësuese e islamizmit politik nuk arriti ta kalonte me sukses këtë provë dhe preku fundin e saj. Në këtë mes ndodhet edhe Palestina. Disa organizata palestineze kishin filluar të thurnin ëndrra dhe mendonin se gjatë këtij proçesi të lëvizjeve arabe do të kishte ndikim edhe në Palestinë.

3- Pika e tretëështë edhe më e rëndësishme. Pavarësisht gjithë këtyre zhvillimeve negative që kemi dëshmuar ka ende prej atyre bashkëkombasve arabë që mbajnë lart flamurin e Palestinës. Pavarësisht gjithë zënkave të brendshme, ky flamur vazhdon të valvitetet. Rezistenca Libaneze është akuzuar, është rrethuar dhe lënë e vetme dhe është luftuar në Siri dhe në vende të tjera të rajonit. Megjithatë, në çdo lëvizje të saj Rezistenca Libaneze u ka kujtuar njerëzve këtë: Çdo lëvizje që bëjmëështë për Palestinën. Ndërkohë që nuk është dëgjuar që asnjë grupim opozitar, le të jenë ata të emëruar si modernë, apo si ekstremistë të ketë luftuar ndonjëherë për çështjen palestineze. Duket sikur në këndvështrimin e tyre është madje e ndaluar që të flitet për një çështje të këtillë. Kjo gjë dukej akoma edhe më haptazi në mesin e grupimeve ekstremiste.

Le ta shohim situatën edhe nga këndvështrimi i grupimeve islamike që konsiderohen si moderne. Përse Lëvizja Nahda e Tunizisë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me çështjen e Aksas? Lëvizja Nahda dhe përfqësuesit e saj në parlament kanë më shumë se një vit që pengojnë kalimin e një ligji në parlament sipas të cilit do të parandalohet normalizimi i marrëdhnieve me Izraelin. Kuptimi i gjithë kësaj është se: politika islamike moderne ka rënë në kurthin e Perëndimit dhe tashmë nuk mund të shkëputet më.

Përse Lëvizja Islah në Jemen (e cila është një degë e Vëllazërisë Myslimane) është në konflikt me Lëvizjen Ensarullah të husive të cilët kanë si sllogan “Vdekje Izraelit dhe Amerikës”? si i sollën konfliktet në Jemen deri në këtë pikë? Aktualisht shohim se pjesa e Jemenit që mbështet Palestinën konsiston vetëm në pjesën e cila kontrollohet nga Lëvizja Ensarullah. Kjo është pikërisht fuqia e cila edhe është e ndërgjegjshme edhe ka të vendosur objektivën e saj. Është Ensarullah. Nuk mjafton vetëm të dalësh në televizion dhe të thuash “Çështja jonë kryesore është Palestina”. Ngrihet pyetja çfarë dhe ku janë aktivitetet e tua në lidhje me këtë çështje?

Për këtë arsye, aktualisht ndodhemi në një moment kritik, gjendemi përballë momentit të së vërtetës. Që do të thotë se; kjo situatë nuk do të zgjidhet nga Bejruti, Kahire apo ndonjë vend tjetër, por nga Palestina. Për të çliruar Palestinën duhet filluar nga Palestina. Nëse ky proçes i lëvizjeve arabe “Pranverës Arabe” do të kishte filluar që ditën e parë nga Palestina, çdo gjë do të ishte ndryshe, ndërkohë që ata u përfshinë dhe u humbën në çështjet e brendshme arabe.

Hapi i parë që duhet të hidhet aktulisht në Palestinëështë që të hiqen qafe organizatat dhe forcat klasike që janë përfshirë në proçesin e pajtimit. Unë nuk qëndroj me budallallëkun e bashkimit të Palestinës. Sigurisht uniteti i Palestinës është thelbësor, megjithatë nuk mund të kemi unitet me normalizimin e marrëdhënieve me armikun, me ata që janë gati të pajtohen me armikun dhe ata që ndajnë territoret në mënyrë imagjinare. Kjo temëështë e mbyllur për diskutim.

Në televizionet izraelite diskutohet për mundësinë e dërgimit çdo javëtë mijëra zyrtarëve të sigurisë në pikat dhe portat e kontrollit. Pyetja që shtrojmëështë kështu, a e ka fuqinë Izraeli të dërgojë çdo javë një numër të këtillë zyrtarësh?

Ky koment është komenti më i rrezikshëm që ne mund t’i bindem. Një këndvështrim i këtillë na jep neve një qetësi. Izraeli nuk është i qetë dhe ekziston jë problem. Cili është ky problem? Problemi i sigurisë. Megjithatë, lufta jonë me Izraelin nuk ështëçështje sigurie. Pra, nëse Ozraeli do të hiqte portat dhe pikat e kontrollit, a mund të themi se “Aksa u çlirua dhe se kemi fituar”?

Udhëheqja e Palestinës nuk mund të largohet nga Shiriti Perëndimor nëse nuk e lejon Izraeli dhe njëkohësisht pa marrë leje nga Izraeli nuk mund të kthehet në Shiritin Perëndimorr. Zyrtarët e tyre të sigurisë janë në koordinim me zyrtarët e siurisë izraelitë. Kjo situatëështë më e rrezikshme se kontrollet elektronike. Ata kanë devijuar seriozisht ndërgjegjësimin palestinez. I kanë ndryshuar arabëve këndvështrimin e tyre kundrejt armikut. Kush e afroi Indinë që të hynte në marrëdhënie diplomatike me Izraelin? A nuk ishte lideri i Organizatës së Çlirimit të Palestinës? Kush i ngulmoi Kinës që të njihte Izraelin? A nuk ishte lideri i Organizatës së Çlirimit të Palestinës?A nuk ishte lideri i Organizatës së Çlirimit të Palestinës ai që e solli Afrikën në Izrael? Nëse ata nuk e pranojnë se këto janë gabime historike të bëra në lidhje me çështjen palestineze, kush do t’i shpëtojë nga kjo verbëri? Ka palestinezë që janë të ndërgjegjësuar në lidhje me ktë situatë. Ata duhet të përqëndrohen më shumë në këtë çështje.

Nëse problemet e brendshme që përdoren për të devijuar këtë çështje nuk zgjidhen, atëherë çështja palestineze nuk do të arrijë asnjë rezultat. Që prej momentit që ka filluar proçesi i pajtimit të dy shteteve dh deri më tani vendbanimet e armikut sa vijnë e zjerohen gjithnjë e më shumë. Nëse i hedhim një sy historisë, përpara se të fillonte ky proçes në Shiritin Perëndimor nuk ka psur kaq shumë vendbanime. Zgjidhja aktuale duhet të vijë tashmë nga një Pranverë Arabe e vërtetë. Prioriteti duhet të jetë që të neutralizohen të jithë elementët që bashkëpunojnë me armikun. Axhendat për të cilat po ju flas janë axhenda të ngjashme me ato që përfshijnë bashkëpunimin e vendeve arabe dhe vendeve të gjirit që bashkëpunojnë me Amerikën dhe Izraelin në dëm të vetë popujve arabë.

Zoti Nakkash ju folët në lidhje me organizatat klasike që kërkojnë të arrijnë një armëpushim me armikun. Çfarë mund të thoni në lidhje me organizatat e tjera? Për shembull, për organizatat e Rezistencës?

Ata që bëjnë armëpushim janë ata që thonë se nuk duan konflikt të armatosur. Ata që thonë ne nuk e njohim armikun dhe po rezistojmë në mënyrë paqësori. Ashtu si Gandi thonë ata. Në person në udhëheqje ngrihet dhe thotë që është kundër çdo rezistence të dhunshme, qoftë kjo edhe me një gur. Çfarë mund të kërkojë ky njeri? Ky person kërkon që vullnetin e popullit të tij t’ia dorëzojë vullnetit të armikut sionist. Duke bashkëpunuar me armikun, parandalon gjithë protestat. Ky është momenti i së vërtetës për të cilin po flasim. Është vetë Palestina ajo që duhet të ngre në këmbë gjithë popullin arab. Me anë të konflikteve të brendshme dhe Pranverës Arabe janë realizuar operacione për t’i hedhur hi syve të arabëve. Ende djeg zjarri i Palestinës. Kur Palestina të niset drejt pavarësisë edhe pusula do të drejtohet në drejtimin e duhur dhe çdo gjë do të kthehet mbrapsht.

Le ta përfundojmë këtë intervistë duke folur për periudhën e të ardhmes së afërt.

Organizatat e Rezistencës Palestineze gjenden përpara një përgjegjësie historike. Shumica e regjimeve arabe, nuk them të gjitha regjimet, janë të gatshme që në momentin më të afërt të mundshëm të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me armikun. Mediat arabe, të cilat kontrollohen nga petro-dollari kanë mashtruar për vite të tëra popujt dhe duket haptazi se popujt arab nuk do të bëjnë asnjë lëvizje për të ndryshuar këtë situatë. Ju mos prisni që forca të jashtme jo-palestineze tëë vihen në lëvizje për të luftuar ata që veprojnë sipas axhendave të fuqive të jashtme, që kërkojnë që palestinezët të normalizojnë marrëdhëniet me armikun, të veprojnë kundër aleatëve të tyre dhe që nuk duan ta zgjidhin problemin nga thelbi. Edhe proçesi i riparimit të jashtëm fillon sërisht nga ju dhe vetëm atëherë do të shohim që vëmendja do të kthehet kah Palestinës.

Burimi : M.Ş/ ML

11