Ngujimi nis edhe në universitetet e rretheve, studentët e Elbasanit mbyllen në Korpus

Pas studentëve të Tiranës, Durrësit edhe studentët e Elbasanit kanë vendosur të ngujohen në Korpusin qendror. Me sloganin “Ngrihu o popull se po na shtypin”, studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, vendosën të ngujohen duke bërë thirrje për anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Studentët e universitetit të Elbasanit i janë bashkuar thirrjes së studentëve të Universitetit të Tiranës një pjesë e të cilëve janë ngujuar nëpër fakultetet përkatëse, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të parashtruara që në nisje të protestës në dhjetor.

Pavarësisht kërcënimeve të pedagogëve se do të marrin mungesa edhe gjatë leksioneve nëse bojkotohet mësimi ata vendosën të përshkallëzojnë protestën për të kërkuar uljen e tarifave të shkollimit përmirësimit të kushteve të auditorëve dhe konvikteve.

Gjithashtu ata thënë se gjatë kohës që kanë tentuar për të hyrë brenda godinës së universitetit kanë marrë shpesh mesazhe kërcënuese si dhe është tentuar pengimi i futjes së tyre brenda.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne