Nikki Haley, Ambasadorja e SHBA-së në OKB bie në grackën e humoristëve rusë

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara ka rënë viktimë e një shakaje telefonike bërë nga dy humoristë të njohur rusë, me të cilët ajo diskutoi çështjet e një ishulli imagjinar në Detin e Kinës Jugore si dhe për ngacmimet e pretenduara të presidentit ukrainas bërë nga aktori i Hollivudit Kevin Spacey.

Shakatorët e njohur Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexey Stolyarov (Lexus) arritën që tja hedhin qeverisë amerikane duke telefonuar Nikki Haleyin. Ata e mashtruan atë duke e bërë të kuptojë se ajo vërtet po fliste me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki.
https://youtu.be/9RgXL7byTF0
Gjatë bisedës telefonike, shakatorët shqyrtuan mendimin e Haleyit për popullin e ishullit Binomo, një vend imagjinar në Detin e Kinës Jugore jo shumë larg Vietnamit, i shpikur për momentin nga Vovan dhe Lexus.

Kur komedianët i thanë Haleyit se vendi kishte shpallur pavarësinë kohët e fundit dhe se rusët kishin ndërhyrë në zgjedhjet e mbajtura atje, ajo u përgjigj: “natyrisht që ata e bëjnë!” Ambasadorja gjithashtu deklaroi se SHBA është e vetëdijshme për situatën dhe se do të vazhdojë ta monitorojë situatën nga afër, ashtu siç Uashingtoni merret me të gjitha çështjet e tjera që lidhen me Detin e Kinës Jugore.

“Nikki Haley është anëtare e kabinetit Tramp. Një ambasador në OKB ka shumë ndikim për vendin… Është shumë qesharake kur një person i tillë është përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme të SHBA-së”, tha Stolyarov gjatë një interviste për median ruse.

Shakatorët gjithashtu e pyetën Haleyin nëse kishte dëgjuar rreth pretendimeve (sajesa) të bëra nga Presidenti ukrainas Petro Poroshenko për ngacmimet e kryera nga aktori i Hollivudit Kevin Spacey në vitin 2015. Ambasadorja u përgjigj se nuk ishte në dijeni të kësaj dhe premtoi se do ta shikonte këtë çështje.

Më herët këtë vit, Vovan dhe Lexus arritën që të vinin në lojë kongresisten amerikane Maxine Waters: Dyshja e humoristëve arriti ta bindë atë se hakerat rusë i kishin manipuluar zgjedhjet në një vend afrikan (të sajuar) të quajtur Limpopo dhe kishin vendosur në krye të vendit një udhëheqës kukull me emrin AI Bolit./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne