Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski në një intervistë dhënë për televizionin “Sitel” u shpreh se fillimisht ka pasur në plan që të shkojë në burg, por se kishte frikë se mos e vrisnin në qeli.

“Kam pranuar që të shkoj edhe në burg. Mirëpo, kam pasur informacione se në qeli do të më eliminonin fizikisht. Prandaj nuk kam shkuar”, tha Gruevski. Për ish-kryeministrin e vendit të vogël ballkanik, atij po i bëhet “përndjekje politike”.

Sipas Gruevskit, kur e ka marrë vesh se do të likuidohej fizikisht, atëherë ka vendosur që të ikë prej Shkupit. “Nuk e di dhe s’mund ta them aktualisht se kush qëndron pas komplotit ndaj meje”, tha ish-kreu i qeverisë në Shkup, lider i dikurshëm i VMRO-DPMNE.

19