Nikoliç i zhgënjyer nga vizita në Rusi: këtu preferohen më shumë turqit, nuk ka vend për ne!

Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka marrë me vete 40 ndërtues nga vendi i tij për të fituar kontrata të mëdha shtetërore në Rusi, që mund të sillte edhe punësimin e shumë serbëve që vuajnë nga papunësia, por ka mbetur i zhgënjyer.

“Rusia qenka e mbushur me turq, kompanitë e tyre po ndërtojnë ngado, s’besoj se ka vend për ne”, tha Nikoliç në një intervistë për Sputnik, ku tregon për takimin 3-orësh me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ku deklaron se ishte shumë e vështirë për bizneset serbe.

Ai ka marrë edhe një dekoratë presidenciale nga Putin, por qëllimi i vizitës për të cilën u pagua majmë nga biznesmenët serbë nuk u realizua.

“Biznesmenët tanë këtu, kryesisht ndërtues, kanë nevojë për punëtorë dhe duan të sjellin punëtorë nga Serbia, por ka kufizime të caktuara.

Thjesht, punëtorët tanë pengohen nga administrata ruse, ndërsa kanë lehtësira për punëtorë nga vende të tjera, veçanërisht atyre që i përkasin ish-Bashkimit Sovjetik, ose Komonuelthit të Shteteve të Pavarura.

Kjo krijon probleme për sipërmarrësit tanë, sepse ata nuk ishin të sigurt sesa punë e kontrata do të kenë.

Ne nuk kemi nënshkruar marrëveshje sigurimi, kështu që ata duhet të paguajnë sigurim invalidor në Serbi dhe Rusi.

Ata kanë të bëjnë me punë më të vogla, nuk mund të gjejnë punë në infrastrukturë, objekte të mëdha dhe pastaj mbeten prapa në garë sidomos përballë kompanive turke, të cilat janë në vend të parë dhe i duan të gjithë në Rusi. Ata janë shumë agresive këtu.

Unë mendoj se ka një mirëkuptim të madh midis autoriteteve ruse dhe se ne mund të ofrojmë një ofensivë të vogël për të punuar nën kushte pak më normale, më të lehta dhe më të thjeshta; që biznesmenët tanë të arrijnë të hyjnë në treg , të cilët janë këtu në çmim më të ulët”, deklaroi Nikoliç për Sputnik.

Ish-presidenti serb duket se ka dështuar totalisht në misionin e tij të lobimit ekonomik në Moskë, sa sulmoi ashpër edhe ambasadën serbe në Rusi, të cilën e akuzoi për diletantizëm. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne