Nikolla, po për këta fëmijë cfarë bëre si ministre e sukseshme e rikthyer?

Ky fëmijë do të shkojë në shkollë sot. Do të marrë arkën dhe thesin e do të niset drejt galerive. I duhen 50 kg krom cilësor. Me to mund të fitojë 800 lekë. Ndonjëherë kur kromi rastis i mirë fare edhe 1000. Varet edhe nga humori i atyre që e mbledhin. Me ato lekë nuk do të blejë as libra e as lodra. Nuk do të blejë PS4 e as Nintendo. Nuk do të blejë as këpucë të reja apo një xhaketë fringo. Jo! Do të blejë ushqime për familjen. Nëse ai nuk punon, familja nuk ha.
Ai është një burrë i futur në trupin e një fëmije. Do të donte që sot të shkonte në shkollë, por familja duhet të ushqehet.
50 kg krom cilësor dhe pastaj në shtëpi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne