Nipi i hëngri laringun gjyshes pasi ishte anëtar i një sekti satanik!

Vrasja makabre që tronditi dje publikun në Maqedoni kur në lagjenë Draçevë nipi therri gjyshen e tij, janë zbuluar detaje tronditëse, mëson “Zhurnal”.

Gjyshja 66-vjeçare e Draçevë, nuk është therur, por iu kafshua laringu zbulojnë detaje patologjike të hetimit. Sipas informatave, vrasësi 20-vjeçar me inicialet A.R. ka kryer një rit sektar.

Jozyrtarisht, ai menjëherë pas vrasjes, vetë është paraqitur në polici, ku rrëfeu gjithë ngjarjen, duke konfirmuar se është anëtar i një sekti dhe se vrasjen e bëri si pjesë e një rituali satanik.

Ky është rasti i parë që një djalë i ri tronditi publikun, sepse besohet, edhe pse i pakonfirmuar, se është i njëjti person i cili kohët e fundit kishte përgjakur kishën “Shën Spas” në Draçevë. Ai shkroi simbole satanike. Jozyrtarisht, ai është i lidhur me trauma, kur kishte lënë të mbytur dhe larë me gjak një mace.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne