Nis kontrabanda nga Serbia, Policia kap veturën të mbushur me arra

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Novosellë të Kamenicës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 12 thasë të mbushura me arra me peshë rreth 400 kg pa asnjë dokument.

Policia ka njoftuar se shtetasi serb kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës me veturën e tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar malli i është konfiskuar dhe vetura dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne