Nis marshimi i qytetarëve, Kryeministria e ‘blinduar’. Ja kush e hap protestën

Pasi janë grumbulluar ne pikat e percaktuara qe me heret, ku eshte bere edhe bashkimi i gjiothe protestuesve te ardhur nga rrethet, nis grumbullimi para Kryeministrise.

1

Me parulla ne duar, me slogane kunder Rames dhe Qeverise se tij, protestuesit po i afrohen godines se kryeministrise e cila ehste nderkohe e blinduar, nga fprca te shumte policie, FNSH, dhe efektive te pajisur me maska kundra gaz.

Me heret protestuesit u grumbulluan edhe ne selinë blu, te PD-ja dhe ne seline e LSI-se, per t’u bashkuar me tej ne nje marshim drejt zyres se Rames.

Ne mesazhin me te fundit qe kryedemokrati Basha dha ne kohen qe hyri ne seline e PD-se, pak pas ores 09:00, deklaroi se protesten nuk mund ta ndale askush. ‘Mesazhin Rama do ta marrë në shesh”- ka thene Basha.

Burime nga PD-ja sqarojne se protesta nuk do te kete fjalime nga kryetare partish. Fjalen e kane vetem qytetaret, te cilet i jane pergjigjur thirrjes se kreut te opozites per te marre fatin ne duart e tyre.

Protesta do te hapet nga nje vajze e re nga Shkodra. Me pas do te marrin fjalen perfaqesues nga ata qe mbrojten Teatrin, nga banoret protestues te Unazes se Re, te cilet jane ne qender te protestes.

Do te kete perfaqesues nga biznesi i vogel, nje pedagog, fermer, artizan dhe sipermarres i ri. Me pas, qytetaret do te jene te lire ta marrin fjalen per te shprehur revolten e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne