BE nis paktin e madh ushtarak

Bashkimi Evropian ka nisur një pakt të madh ushtarak, duke u përpjekur të koordinojë politikat dhe projektet midis shteteve anëtare përballë kërcënimeve të supozuara nga lindja e kontinentit.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE, zbuloi të hënën Bashkëpunimin e Përhershëm Strukturor, i njohur si PESCO, i cili u nënshkrua nga 25 shtete pjesëmarrëse anëtare të BE. Komisioni tha se shtetet gjithashtu do të miratojnë të martën Fondin Evropian të Mbrojtjes (EDF), një projekt me një buxhet vjetor prej 1.5 miliardë euro. Skemat janë pjesë e përpjekjeve të BE për të koordinuar më mirë projektet dhe politikat ushtarake midis anëtarëve dhe për të rritur aftësitë ushtarake të bllokut përballë kërcënimeve të supozuara nga Rusia në lindje. Shefi i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se miratimi i iniciativës si një komponent kryesor i Traktatit të Lisbonës 2007, i cili mbështetet në BE-në moderne, ishte tepër i vonuar. Danimarka, Malta dhe Britania që janë anëtarë të BE mungojnë në këtë skemë. Britania, fuqia më e madhe ushtarake në Evropë, e cila ka vendosur të largohet nga BE, ka kundërshtuar çdo iniciativë që mund të çojë në krijimin e një ushtrie evropiane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne