Nis prishja e shtëpive në Shkozë, Erion Veliaj vazhdon vizitën në Amerikë (FOTO)

Prishja e shtëpive për projektin e rehabilitimit të Lanës ka nisur sot nga ura e Shkozës. Siç duket nga fotot, fadromat e IKMT-së kanë shkatërruar godinën e parë që preket nga ndërtimi i rrugës. Asnjë prej banorëve që protestuan kundër shkatërrimit të shtëpive të tyre nuk ishte për të protestuar.

Janë gjithsej 153 familje që preken nga projekti. Ato dolën në protesta duke kërkuar deputetët e PS-së që para fushatës i kishin premtuar legalizim, pastaj dëmshpërblim, në këmbim të votës. Kur mbaruan zgjedhjet, legalizimi u ndërpre, ndërsa banorëve iu ofrohet bonus qeraje ose kredi të buta.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj nuk është në Tiranë. Ai e ka shmangur përballjen me banorët e Shkozës, pasi prej disa ditësh po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne