Shqiperia

Nis protesta e opozitës, zbulohet vendodhja e Bashës dhe Kryemadhit

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në akset për të cilat është njoftuar se do të bllokohen nga opozita gjatë protestës së sotme.

Ashtu sikurse edhe ishte njoftuar, kreu i PD—së, Lulzim Basha ka mbërritur në Milot, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Pergjithshem i LSI Endrit Braimllari, ish-deputetët Nasip Naço dhe Nora Malaj, do të jetë te rrethrrotullimi i Plepave ne Durrës.

Rrugët kombëtare do të bllokohen në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.

OPINIONE