Nis shfrytëzimi i minierës së bakrit nga Amerika në Afganistan

Provinca Sarepol e Afganistanit, njoftoi nisjen e punimeve të një kompanie amerikane për shfrytëzimin e minierës së bakrit në këtë provincë.

Abdul’kader Ashena, prefekti i provincës Sarepol ka thënë se pas nënshkrimit të kontratës me një kompani amerikane për shfrytëzimin e minierës së bakrit në rajonin Belkhab, puna për nxjerrjen e këtij minerali do të përshpejtohet. Narges Nahan ministër i minierave në Afganistan vitin e kaluar gjatë vizitës në Amerikë ka nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e minierave të arit dhe bakrit nga amerikan ë provincën Badekhshan dhe Sarepol. Ky veprim i ministrit të minierave ka ngjallur reagimin negativ të popullit dhe parlamentit afgan. Instituti për mbrojtjen e transparencës në Afganistan ka paralajmëruar se amerikanët po mundohen të zotërojnë shfrytëzimin e minierave në Afganistan. Minierat e bakrit në Afganistan përllogariten mbi 100 milion ton me një vlerë prej mbi 3 trilion dollarë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne