Nis takimi Erdogan-Putin

Dy liderët pritet të diskutojnë lidhur me çështjet rajonale, veçanërisht Sirinë, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin në Soçi të Rusisë.

Në takimin që zhvillohet në Rezidencën Presidenciale marrin pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë Hulusi Akar, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın.

Dy liderët pritet të diskutojnë lidhur me çështjet rajonale, veçanërisht Sirinë, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas takimit, liderët do të kalojnë në darkë pune mes delegacioneve, pasuar nga një konferencë e përbashkët për media, ndërkohë që më pas, Erdoğan do të largohet nga Soçi për të udhëtuar për në Kuvajt.

Në vizitën e tij në Soçi, Erdoğan shoqërohet nga e shoqja e tij Emine Erdoğan, shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë Hulusi Akar, si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministrin e Ekonomisë Nihat Zeybekci dhe ministrin e Energjisë dhe Resurseve Natyrore Berat Albayrak.

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne