Nisen për haxh me biçikleta dy shqiptarë nga Maqedonia

Senad Idrizi dhe Amir Asllani janë nisur sot nga Tetova për në Haxh me biçikleta. Këto dy tetovar u përcollën nga familjarët, shokët dhe miqtë e tyre në rrugën e tyre për në Meke dhe Medinë.

Rruga nga Tetova për në Mekë është 4.563 kilometra të cilën këto tetovar të tërën do ta kalojnë me biçikleta.

Ata kanë marr mjetet e nevojshme për siguri gjatë rrugës si dhe kanë bërë kontrollet e nevojshme mjekësore para se të nisen për në Haxh.

Përndryshe, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë çmimin e Haxhit për sivjet e ka vendosur 4.100 euro.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne