Niset grupi i parë i besimtarëve nga Shqipëria për të kryer haxhin

Haxhinjtë janë përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas nga familjarët e tyre, si dhe nga besimtarë të shumtë

 

TIRANË – Grupi i parë i besimtarëve muslimanë nga Shqipëria janë nisur drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin, raporton Anadolu Agency.

Haxhinjtë janë përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas nga familjarët e tyre, si dhe nga besimtarë të shumtë.

Në grupin e parë kanë udhëtuar rreth 215 besimtarë, të cilët fillimisht do të ndalojnë në Xhide të Arabisë Saudite.

Tomorr Shehu, njëri nga besimtarët tha se është i lumtur që po udhëton drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin.

“Kjo është hera e parë që shkoj për haxh dhe jam shumë i gëzuar. Shpresoj ta kryejmë me sukses. Uroj që gjithë besimtarët muslimanë ta kryejnë haxhin”, tha ai.

Saimir Kondi, është një tjetër besimtar nga Shqipëria i cili është nisur për të kryer Haxhin për herë të parë. Ai tha se shpreson që ky udhëtim të shërbejë për të forcuar besimin. “Ndihem shumë i emocionuar dhe uroj që çdo besimtar musliman ta kryej sa më mirë Haxhin”, tha Kondi.

Edhe këtë vit bashkë me besimtarët nga Shqipëria, udhëtojnë edhe besimtarët nga Mali i Zi, ku në total janë 470.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne