Nisin protestat opozitare, qytetarët bllokojnë kryqëzimin e Urës së Matit

Teksa kryedemokrati Basha fton qytetarët e Ballshit t’i bashkohen në protestës në Tiranë, qytetarët e Burrelit marshuan në këmbë drejt kryqëzimit të Urës së Matit.

Ata bllokuan për 30 minuta rrugën nacionale në shenjë proteste. Të mbështetur edhe nga deputetët demokratë të zonës, ata deklaruan se qeveria po varfëron qytetarët përmes rritjes së çmimeve, papunësisë dhe nxitjes së të rinjve dhe profesionistëve për t’u larguar nga vendi.

Falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar janë gjithashtu probleme që nxorën në pah qytetarët e Matit.

Kjo është protesta e parë që shënon nisjen e valës së revoltave lokale që pritet të kulmojnë më 16 shkurt në Tiranë në protestën masive të thirrur nga opozita.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne