Një Bajram në Amerikë

25 mijë besimtarë mbushën fushën e gjelbër të “Toyota Park” në Çikago, për të kremtuar Fitër Bajramin.

Falja u udhëhoq nga imam Shejkh Jamal Said, i cili tha se në SHBA është e mundur të krijohet një bashkësi e fortë myslimane vetëm nëse myslimanët brenda administratës amerikane kanë ndikim të mjaftueshëm në proceset e vendimmarrjes.

Prandaj ai u bëri thirrje myslimanëve të veprojnë në mënyrë të organizuar në zgjedhjet në atë vend, në mënyrë që të realizojnë interesat dhe qëllimet e tyre.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne