‘Një çrregullim i ri’: Ora e fundit të botës ndalon dy minuta para mesnatës

Vendimet e Shteteve të Bashkuara për të braktisur marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe Traktatin e Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) kanë kontribuar në ndalimin për dy minuta të orës së fundit të botës para mesnatës.

Ora e fundit të botës është një matës që në mënyrë metaforike tregon se sa kohë i ka mbetur planetit përpara se të goditet nga sulmet shkaterrimtare, që sipas parashikimeve të fundit ndodhet vetëm dy minuta larg katastrofës së plotë.

Buletini i shkencëtarëve atomikë (BAS) dha të enjten parashikimin e tij vjetor të botës dhe vendosi që ta lërë orën në pozicionin e njëjtë si në vitin 2018 – në orën 11:58 – dy minuta para apokalipsit simbolik të mesnatës. Grupi e quajti situatën nje “anomali e re”.

 

Këtë vit shkencëtarët thanë se zhvillimet në fushën e armëve bërthamore e mbajtën orën në 11:58. Në veçanti, ata thanë se vendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe nga traktati INF, ishin hapa të rrezikshëm drejt shkatërrimit të plotë të procesit të kontrollit të armëve bërthamore. Grupi tha se megjithëse marrëveshja e Iranit nuk ishte një marrëveshje “e përsosur”, ajo prap se prapë i shërbente interesit të bashkësisë ndërkombëtare në kufizimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Robert Rosner, kryetari i bordit të sigurisë dhe buletinit shkencor tha se ishte “një lajm i keq” që ora nuk vazhdoi drejt  mesnatës së këtij viti. Ndërsa shefi ekzekutiv i BAS, Rachel Bronson, tha se ngecja duhet të merrej nga udhëheqësit dhe qytetarët në mbarë botën jo si një shenjë stabiliteti por si një paralajmërim i zymtë.

Ndryshimi i klimës është një tjetër faktor tregues se sa shpejt toka po shkon drejt një katastrofe, tha BAS, duke vënë në dukje se emetimet globale të dioksidit të karbonit në dy vitet e fundit kanë rifilluar të ngrihen. Buletini tha se vendet duhet ti ulin emetimet e tyre në zero në qoftë se duan që të shmangin efektet më të këqia të ndryshimeve klimatike para fundit të shekullit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu u kritikuan ashpër për tërheqjen nga Marrëveshja e Klimës në Paris në vitin 2015.

BAS tha se rreziqet e ndryshimeve klimatike dhe armëve bërthamore u përkeqësuan më shumë nga përdorimi në rritje i informacioneve lidhur me konfliktet dhe luftërat në mbarë botën.

Për fatin e keq të njerëzimit, ora 11:58 është momenti më i afërt me mesnatën megjithëse në vitin 2017 akrepi i minutave vazhdoi të ecë me 30 sekonda. Para vitit 2018, momenti më i afërt shkatërrimtar për planetin ke qenë viti 1953, gjatë garës së armëve bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.

Sidoqoftë, ka pasur edhe ditë më të mira. Në vitin 1991 ora u zhvendos prapa 17 minuta, para mesnatës./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne