Një delegacion i lartë rus zhvillon takime në Turqi, në fokus situata dhe zgjidhja politike në Siri

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Vershinin dhe përfaqësuesi special i Presidencës së Rusisë për Sirinë, Alexander Lavrentyev, realizuan të martën një sërë kontaktesh zyrtare në Turqi.

Siç bën të ditur Ambasada e Federatës Ruse në Ankara përmes llogarisë së saj në “Twitter”, zv/ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Vershinin dhe përfaqësuesi special i Presidencës së Rusisë për Sirinë, Alexander Lavrentyev, janë takuar të martën në kryeqytetin turk me zëdhënësin dhe nënsekretarin e përgjithshëm të Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalin dhe ndihmësnënsekretarin e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Sedat Onal.

“Në këto takime, palët kanë shqyrtuar në detaje zhvillimet në Siri, me në krye situatën në Gutën Lindore, Idlib dhe zonat veriore të vendit, si dhe hapat që do të bëhet për të mbështetur zgjidhjen politike në Siri, të parashikuar sipas rezolutave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, theksohet në postimin e Ambasadës së Federatës Ruse në Ankara./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne