Një delegacion zyrtar turk viziton institutin “Yunus Emre” në Shkodër

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, M. Ahmet Yörük, zv. Ambasadori, Sinan Cem Bash, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Fondacioneve të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë, Adnan Ertem, Kryetar i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë pranë Drejtorisë së Fondacioneve të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë, Davut Gazi Benli dhe delegacioni shoqërues vizituan pas mbarimit të konferencës shkencore ndërkombëtare, me temë “Institucioni i Vakëfit në hapësirën ballkanike” institutin turk “Yunus Emre”, Shkodër.
Drejtori i institutit “Yunus Emre”, Zafer Kiyici u foli për aktivitetet e larmishme kulturoredhe kurset e gjuhës turke që zhvillohen në institut.

Delegacioni u largua nga instituti, duke shprehur kënaqësinë e tyre gjatë vizitës në këtë qendër kulturore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne