Një fluturim i shkurtër për në Armagedon: Trumpi dhe Netanjahu po na çojnë afër fundit të kohërave

nga George Galloway.

Qyteti biblik i Armagedonit gjendet vetëm pak kilometra larg plumbave që fluturojnë në Gaza, vendi i masakrës së fundit e cila po na çon më tej për në rrugën drejt fundit të kohërave.

Shkaku i saj ishte përpjekja më e fundit e kalamait Donald J Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi për në qytetin e Jeruzalemit, gjysma e të cilit edhe pse i aneksuar nga Izraeli ende konsiderohet territor i pushtuar nga ligji ndërkombetar.

“Ndryshimet që bëhen me efekt të përhershëm në një territor të fituar me forcë si në rastin e pushtimit të Jeruzalemit në vitin 1967 nga ushtria izraelite, konsiderohen vepër penale.

Izraeli ka bërë shumë ndryshime të tilla në territoret e pushtuara. Për shembull, lartësitë e Golanit ende i takojnë Sirisë, pavarësisht vendbanimeve të paligjshme të ndërtuara. Aty vazhdon të vidhet dhe të nxirret shumë naftë, megjithese janë ngritur shumë spitale për Shtetin Islamik (IS, ish ISIS) dhe për luftëtarët e Al-Kaedës. Ashtu si Jeruzalemi edhe Lartësitë Golan konsiderohen të aneksura në mënyrë të paligjshme nga të gjitha qeveritë e botës, përveç qeverisë së Trumpit.

Në fakt, çdo president amerikan në 50 vitet e fundit e ka premtuar lëvizjen e ambasadës amerikane për në Jerusalem, të paktën gjatë kohes së zgjedhjeve. Por fushatat elektorale janë bërë në poezi, qeverisja është bërë në prozë dhe asnjë president nuk e ka mbajtur zotimin, përveç Donald Trumpit.

Vendimi i tij dihej se do të sillte pasoja. Sigurisht që ka patur shumë gjakderdhje, por ka arsye për të besuar se kjo e fundit mund të jetë e një rëndësie më të madhe. Me siguri që ajo e përshpejton karrierën politike të udhëheqësit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për të cilin koha dhe rrethanat kanë ndjekur rrugën e vet. Kjo e bën më të mundshëm që Mandela palestinez, i burgosuri Marwan Barghouti, të hyjë në garë nga prapa hekurave dhe të bëhet zëvendësuesi dhe pasuesi i tij i suksesshëm.

Mundet që të komplikohet situata e tanishme mes princit të kurorës saudite MBS-it (Mohammad bin Salmanit) dhe kryeministrit Netanyahu, të afruar se fundmi me njeri tjetrin edhe nga antipatia që kanë ndaj Iranit. Establishmenti fetar në Arabinë Saudite dhe forcat konservatore janë duke pritur justifikimin për të goditur njeriun që dyshohet se i ka varur të afërmit e tij me kokë poshtë në Ritz-Carlton me qëllim që paratë tu bien nga xhepat e pantallonave. Masakra u jep atyre mundësinë për ta bërë këtë.

Masakra e Gazas e bën më të vështirë bashkëpunimin e sunduesve arabe në provokimet izraelite kundër Iranit. Shumë arabë mund të jenë armiqësorë ndaj Iranit, por këtë jave, shumë prej tyre e kanë rizbuluar antipatine e tyre ndaj Netanjahut.

Kundërshtimi që i behet krimeve izraelite ndaj palestinezëve në vendet perëndimore dhe në kontinentet e tjera i ka dhënë suksese spektakolare lëvizjes BDS (Bojkot, Shpronesim, Sanksionim), suksese që tani ka gjasa të shtohen dhe intensifikohen edhe më shumë.

Kur u bëra pjesë e lëvizjes së solidaritetit për palestinezët në vitin 1975, të gjithë përkrahësit britanikë të PLO-së (Organizata Çlirimtare e Palestinës) mund t’i futje të gjithë së bashku në një sallë të mesme. Sot nuk mundet që t’i vendosësh as edhe në parkun Hyde madje edhe në gjithë qendrën e Londrës. Në atë kohë, kishte një dashuri të sinqertë për shtetin e Izraelit në të gjitha vendet perëndimore. Sot askush nuk ka dashuri të vërtetë për Izraelin, sot ka vetëm interes. Madje edhe interesi po pakësohet.

SHBA nuk është më ndërmjetësi i dikurshëm i Lindjes së Mesme. Ai pozicion i kaloi këtë javë pa probleme Rusisë.

Për Trumpin dhe Netanjahun nuk ka më kthim pas. Ata janë zhytur në gjak dhe askush nuk mund të thotë nëse do të ndalë apo do të vazhdojë gjakderdhja. Në mëngjesin e masakrës, Trampi shkroi në Twitter: “Kjo është një ditë e madhe për Izraelin, një ditë e madhe”. Për momentin ai ishte mjaft i saktë, jo vetëm për mënyrën se si mund të kishte imagjinuar./rt/Gazeta Impakt

George Galloway ka qenë anëtar i Parlamentit Britanik për gati 30 vjet. Ai organizon shfaqje televizive dhe emisione në radio. Ai është një producent filmash, shkrimtar dhe një orator mjaft i njohur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne