Një gënjeshtër e kulluar e agjensisë informative Zhurnal

nga Salim Kadri Kerimi.

Më datën 19 janar 2019, Agjencia informative ZHURNAL nga Shkupi, në faqen e saj të parë, mes tjerash, e publikoj shkrimin, e autorit anonim, me titull: DokumentNumri i shqiptarëve në Shkup, Tetovë e Gostivar në statistikat e vitit 1908.

Autori i shkrimit në fjalë, duke u bazuar në disa të dhëna statistikore gjoja të hartuara nga pushteti i Perandorisë Osmane, të cilat para pak kohe qënkan të botuara nga media kosovare, ka ardhur në një zbulim fantastic, mos them qesharak, sipas të cilit, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9.264 serb dhe 29.080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot). Sipas të njëjtit burim, Tetova ka pasur 52.076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23.197 shqiptarë, …. Prizreni kishte 64.569 shqiptarë, 17.219 serbë e asnjë turk. Në vazhdim të shkrimit në fjalë thuhet se, tabelë (tabela më poshtë – vërejtje e s.k.) mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen“, dhe se në të gjitha qytetet shqiptarët e paskan përbërë shumicën.

Si ilustrim i të dhënave dhe konkludimeve të mësipërme, në shkrimin e lartpërmendur është publikur edhe një tabelë, prej të cilës lexuesi nuk mund të lexojë/ kuptojë azgjë, e as ta zbulojë burimin e të dhënave statistikore gjoja të administratës Osmane.

Të dhëna statistikore, të bazuara gjoja në një dokument të hartuar nga

Perandoria Osmane, të botuara në media kosovare

Konkludimi i autorit të panjpohur se në vitin 1908 numri i shqiptarëve në Shkup qënka 50.258 frymë, në Tetovë 52.076 frymë, në Gostivar 23.197 frymë, në Prizren 64.569 dhe asnjë turk, dhe se asokohe në të gjitha qytetet e Vilajetit të Kosovës shqiptarët e paskan përbërë shumicën e banorëve në ato qytete, janë tërësisht të pavërteta dhe të sajuara. Ja pse:

E para, në periudhën e Perandorisë Osmane regjistrimet dhe evidentimet e tjera bëheshin në bazë fetare e jo atë nacionale, që do të thotë se nuk është i saktë pohimi se të dhënat e lartpërmendura na qënkan të bazuara nga një dokument i Perandorisë Osmane;

E dyta, të dhënat për numrin e shqiptarëve në qytetet e lart përmendura dhe të tjera, janë dhëna për popullsinë e tërësishme myslimane (turqit, shqiptarët, torbeshët/ pomakët/ goranët, boshnjakët, romët dhe një numër i vogël i çerkezëve) e jo vetëm e shqiptarëve, siç pretendojnë artikullshkruesit e ZHURNALIT dhe medias kosovare;

E treta, gjatë gjith periudhës Osmane dhe deri në Regjistrimin e popullsisë të RS të Maqedonisë, të vitit 1971, numri i shqiptarëve në qytetin e Shkupit çdo herë ka qenë më i vogël se ai i popullsisë turke. Si vërtetim i këtij konstatimi, së paku për periudhën nga viti 1921 e deri në 1971, mundet të zbulohet/ shihet nga rezultatet e regjistrimeve të viteve: 1921, 1931, 1948, 1953, 1961 dhe 1971. Duke filluarë nga viti 1971, elementi shqiptar shëndrohet në element të dytë, pas atij maqedonas, si rezultat i shpërnguljes masovike para së gjithash i popullatës turke të Shkupit dhe gjithë Maqedonisë, në Turqi, në vitet e 50 dhe 60 të shekullit të kaluarë;

E katërta, është tërësisht e papërgjegjshme dhe e gabuarë teza se gjoja në vitin 1908, në të gjitha qytetet e Vilajetit të Kosovës, përfshirë edhe në Shkup, Tetovë, Gostivar, Prizren, Gjakovë, Pejë e tj., se gjoja nuk paska asnjë turk dhe e gjithë popullata muslimane na qënka vetëm shqiptare. Që ironija të jetë edhe më e madhe, gjoja se të dhënat e lartpërmendura për numrin e shqiptarëve burimin e paskan nga dokumentet Osmane; dhe

E pesta, në se e kemi parasysh faktin se regjistrimet e popullsisë nga ana e administratës osmane bëheshin në bazë të përkatsisë fetare e jo të asaj nacionale, kurse prezantimi i popullatës maqedonase si bullgare, ose serbe e bënin autoritetet/ autorët bullgar/ serb, kjo zdomethënë se populli maqedonas nuk ka egzistuarë në periudhat e mëparshme, përfshirë edhe në kohën e Perandorisë Osmane. Sa për ilustrim, pesë vjet para Regjistrimit të lartpërmendur të viti 1908, pra në vitën 1903, në Manifestin e Kryengritjes të Ilindenit, udhëheqsit e kësaj kryengritjeje nuk ju drejtuan popullit bullgar, por atij maqedonas, turk, shqiptar, vlleh e tj.

Për ta konfirmuarë edhe një herë pavërtetsinë e pohimeve dhe të dhënave të gazetarëve të ZHURNALIT dhe medias kosovare, në vazhdim po i jap të dhënat për përbërjen nacionale të banorëve të Shkupit, që në punimin kërkimor – shkencor (në tezën e doktoraturës) i ka dhënë historijani dr Petar Todorov (др Петар Тодоров). Sipas tij, sipas Regjistrimit të vitit 1902/1903 në Shkup kanë banuarë gjithsej 33.696 qytetarë, prej të cilëve 23.906 frymë Myslimanë (turq, shqiptarë, torbeshë, boshnjakë, romë dhe çerkezë), kurse 8.456 frymë të Krishterë (ortodoksë), 1.198 hebrejë dhe 136 frymë katolikë. Gjithmonë sipas këtij historijani, në Regjisztrimin e vitit 1913, nga gjithsej 43.847 frymë, 28.600 qenkan myslimanë, 13.331 të krishterë (ortodoks), 1500 hebrejë dhe 401 frymë katolikë. Sipas tij, në Regjistrimin e vitit 1902, jo vetëm qyteti, por e gjithë Kazaja e Shkupit, ka pasur 52.223 frymë myslimanë (jo vetëm shqiptarë) dhe 36.514 të krishterë (ortodoksë), 1.198 hebrejë dhe 136 katolikë, ose gjithsej 90.071 frymë.

Duke i mohuarë përfitimet që populli shqipar i ka gëzuar në periudhën e Perandorisë Osmane, autori i panjohur i shkrimit në fjalë njëkohësish i ka transmetuar edhe disa teza pak sa të habitshme të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare në lidhje me aspiratat e Republikës të Turqisë për integrim në Unionin Evropjan.

Trillimi i vetëdijshëm i të dhënave statistikore për të zmadhuar numrin e shqiptarëve në disa qytete të Vilajetit të Kosovës, përfshirë edhe në qytetin e Shkupit, dhe për mohimin e pranisë të popullatës turke dhe asaj maqedonase, në periudha të caktuara, paraqet akt i shëmtuar dhe i pa lejueshëm/ i dënueshëm. Një veprim i këtillë njëkohësisht e devalvon edhe vlerën dhe besueshmërinë e punimeve të kësaj natyre të historijanëve/ hulumtuesve shqiptar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne