Një grusht i butë shteti kundër Donald Trumpit

Editorial nga Daily Sabah.

Nëse këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare John Bolton kishte menduar se vizita e djeshme do të ishte një shëtitje në park, ai duhet të ketë pasur një zgjim jo të këndshëm falë pritjes së vakët në kryeqytetin turk Ankara. Në retrospektivë, ndoshta do ishte një ide e keqe për Boltonin që të kthehej në mashtrues dhe të përpiqej të impononte kushte për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Siria. Duke pasur parasysh se Turqia po përgatitej të dërgonte trupat e saj në Sirinë veriore përpara njoftimit të befasishëm të presidentit amerikan Donald Trump muajin e kaluar, sot ka adhur koha që Uashingtoni të pranojë se nuk po negocion me Turqinë nga një pozitë e të fuqishmit.

Nëse ka pasur ndonjëhere dyshime se rezistenca brenda administratës Trump nuk ka qenë reale, ajo që ndodhi me vendimin e Trumpit i ka përgënjeshtruar skeptikët. Bolton dhe shumë anëtarë të tjerë të administratës Trump po bëjnë një krim të rëndë kur mundohen të parandalojnë presidentin e tanishëm të Shteteve të Bashkuara që të përmbysë vendimet e gabuara të paraardhësit të tij në teatrin sirian. Ajo që po ndodh sot nuk është një debat i politikës, por një sfidë e drejtpërdrejtë për demokracinë amerikane nga letraxhinjtë e pa zgjedhur. Në të vërtetë, “shumë nga zyrtarët e lartë të administratës amerikane sot po punojnë me zell nga brenda për ta penguar” axhendën e Presidentit Trump.

Një grusht i butë shteti kundër Trumpit është në zhvillim e sipër në Shtetet e Bashkuara. Gjatë ditëve të fundit, zyrtarë anonimë të SHBA-së, si autori i analizës së turpshme në The New York Times, e kanë gënjyer vazhdimisht popullin amerikan në një përpjekje për të detyruar Trumpin që të tërhiqet nga komentet e tij rreth Sirisë. Turqia, thonë ata, do ti “masakronte kurdët” në qoftë se këshilltarët ushtarakë e terheqin SHBA-në pa kushte nga fusha e betejës. Megjithëse Turqia nuk po i përgjigjej akuzave qesharake për shkak të absurditetit të tyre, shpejtësia me të cilën gënjeshtra të tilla janë përhapur tregon se është zilia dhe jo injoranca ajo që i drejton ato.

Duke qenë atdhe për shumicën e kurdëve etnikë, më shumë se çdo vend tjetër, Turqia është kthyer edhe në një strehë të sigurt për fqinjët kurdë, sa herë që ata e kanë parë veten e tyre në rrezik. Qeveria turke mirëpriti dhjetëra mijëra kurdë irakianë, të cilët u arratisën prej tmerreve të regjimit të egër të presidentit të Irakut, Sadam Husseinit. Kohët e fundit, kurdët sirianë kërkuan strehim në Turqi, ndërkohë që terroristët e Daesh-it përparonin drejt qytetit kufitar të Kobanit. Gjatë tre dekadave të fundit, forcat turke të sigurisë kanë tentuar gjithmonë që ti ruajnë dhe mbrojnë kurdët e Turqisë nga shtypja e organizatës terroriste PKK dhe ideologjia a saj radikale marksiste.

Veprimtaria e afërt e Turqisë në Sirinë veriore nuk do të jetë e ndryshme. Trupat turke dhe partnerët e tyre vendas, luftëtarët e moderuar të Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA), do të shenjestrojnë vetëm terroristët dhe askënd tjetër. Nëse dikush është i shqetësuar seriozisht për viktimat civile dhe dëmtimin kolateral, më mirë do ishte për të që të kontrollonte materialet e veta të mbushura me deshmi, përpara se të bënte akuza të pabaza ndaj një aleati të NATO-s.

Të tjerë pretendojnë se Turqia nuk është vërtet e interesuar për të mposhtur Daesh-in. Ndryshe nga këshilltarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të cilët kanë qenë duke e shikuar betejën nga larg, Turqia ka qenë brenda lojës me trup. Eshtë i vetmi vend që ka vendosur forca luftarake në Siri për të luftuar terroristët e Daeshit. Për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike Turqia ka një interes të madh për të neutralizuar kërcënimin terrorist që buron nga Siria veriore. Nëse zyrtarët e SHBA-së janë vërtet të interesuar për të mposhtur Daeshin, ata duhet të pyesin veten nëse vërtet duhet që të mbështeten tek Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG). Në fund të fundit, i njëjti grup që bëri paktin e fshehtë me Daesh-in për ti ofruar një kalim të sigurtë për qindra terroristët e armatosur të Rakas, kryeqytet i të ashtuquajturit Kalifat, kohët e fundit kërcënoi se do të lirojë më shumë se 3,200 terroristë të ISIS-it nga burgjet në një përpjekje për tu hakmarrë kundër Shteteve të Bashkuara.

Së fundmi, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe të tjerë duken të bindur se mund ti përdorin shërbimet e degës së PKK-së siriane, YPG-së, për të frenuar ndikimin e Iranit në Siri. Që një organizatë e përcaktuar si terroriste të mund t’i besohet interesave amerikane është me të vërtetë një shaka. Dezertorët e Forcave Demokratike Siriane (SDF), e dominuar nga YPG-ja, duke përfshirë ish-zëdhënësin e grupit Talal Silo, thonë se militantët e YPG-së i kanë koordinuar veprimet e tyre me regjimin e Bashar Asadit, një klient i Iranit, që prej fillimit të luftës civile shtatë vite më parë. Për t’i bërë gjërat më keq, marrëdhënia dhe dashuria e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) me zgjatimin sirian të PKK-së, nuk e ndryshon faktin se grupi është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit. Përveç rekrutimit të fëmijëve, grupi mbetet i fokusuar në kontrollin e tregtisë së paligjshme të drogës nga Irani në Evropë, që sipas Trumpit, shkel edhe sanksionet amerikane duke u angazhuar në shitjen e paligjshme të naftës me Iranin.

Bolton dhe liderët e tjerë të “rezistencës” duhet të mos merren më me cështjet pa interes por të zgjohen para faktit se ata nuk po negociojnë me Turqinë nga pozita e të fuqishmit. Qeveria turke i kishte zbuluar planet e saj për të shënjestruar objektivat e PKK / YPG-së në Sirinë veriore shumë kohë përpara se Trumpi të vendoste për tu tërhequr nga Siria. Nëse zyrtarët e lartë amerikanë vazhdojnë ti luajnë rregullat e reja sic duan ata, turqit kanë për ta humbur durimin./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne