Një Guantanamo e re do të ndërtohet në Australi

Australia do të ndërtojë një burg të ri të sigurisë së lartë për të burgosurit e radikalizuar.

Burgu i quajtur “Super-max”, do të projektohet për të ndarë ekstremistët islamikë nga të burgosurit e tjerë dhe synon të parandalojë radikalizimin e të burgosurve të rinj për terrorizëm.

“Super-max” do të ndërtohet brenda burgut Goulburn, në jug të Sidneit në Uellsin e Ri Jugor.

“Ne jemi në një territor të ri. Incidentet e terrorizmit në Australi dhe në mbarë botën kanë qenë të pashembullt në kohët moderne dhe ne duhet të reagojmë ndaj kësaj në mënyrë të gjithanshme. E them me kënaqësi se kemi burimet, inteligjencën dhe njohuritë për ta bërë këtë”, ka thënë kryeministri i këtij shteti Gladys Berejiklian.

Burgu është pjesë e një pakete investimesh prej 47 milionë dollarësh australianë dhe mund të mbajë rreth 50 të burgosur.

Terrorizmi është në rritje në Australi. Rasti i fundit ishte vetëm një javë më parë në Melburn, kur një 29-vjeçar me origjinë nga Somalia vrau një person dhe mori peng një tjetër, para se të vritej nga policia./CRI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne