Një helikopter ushtarak turk rrëzohet në Siri: Dy dëshmorë

Dy ushtarë turq kanë rënë dëshmorë pasi një helikopter turk u rrëzua gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, në veri të Sirisë.

Ky informacion u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, në njoftimin e së cilës theksohet se ditën e shtunë, rreth orës 13.00 (sipas orës lokale turke), një helikopter i llojit “ATAK” është rrëzuar gjatë operacionit në zonën e Afrinit duke shkaktuar martirizimin e dy ushtarëve turq.

“Një hetim ka nisur në lidhje me incidentin. Jemi thellësisht të prekur nga lajmi i rënies dëshmorë të ushtarëve tanë. Familjeve të së ndjerëve, të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura dhe mbarë popullit turk u shprehim ngushëllimet tona”, theksohet në njoftimin e Shtatmadhorisë së ushtrisë turke.

Ndërkaq, gjatë një takimi të forcës së tij politike (AK Parti) në Stamboll, Presidenti Recep Tayyip Erdogan, pasi informoi të pranishmit se një helikopter ushtarak është rrëzuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, vijoi me këto fjalë: “Ndoshta ne do të kemi një helikopter më pak, por ata do ta paguajnë këtë, jo me një kosto dyfishe, por shumëfishe.”/ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne