Një hollësi e rëndësishme në krizën e valutës së Turqisë

Murat Yetkin

Le të jemi të sinqertë: Lira turke ishte gati duke iu drejtuar kundrejt një krize, por deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump e nxehu dhe më tej krizën dhe përshpejtuan rënien e saj.

Natën e së dielës së 12 gushtit ishte pothuajse një makth për zhvlerësimin e lirës tuke kundër dollarit amerikan dhe euros. Duke ndjekur një raport ku thuhej se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan citonte “planet B dhe C”, nëse industrialistët do të nxitonin në banka për të tërhequr dollarët e tyre, lira preku fundin e saj më të ulët të vlerës, duke shkuar në 7.22 aq shpejt kur tregjet e Zelandës së Re, Australisë dhe tregjet aziatike u hapën si pasojë e ndryshimit kohor. Pas deklaratës së ministrit të thesarit dhe financave Berat Albayrak në 10 gusht për “një qasje të re” fjalët e Erdoğanit u cilësuan sikur të sinjalizonin për ngrirjen e depozitave të valutës së huaj në banka.

Një përplasje e mundshme e tregut u shmang kur Albayrak, ia mohoi atë mundësi kryeredakorit të Hurriyetit Vahap Munyar, i cili ndaloi rënien para mesnatës. Kjo u pasua nga Banka Qendrore e Turqisë, e cila lajmëroi në orët e para të ditës se ajo ishte e gatshme që të siguronte likuiditete, në kushtet e lirës, valutës dhe arit ndaj të tëra bankave që kërkonin. Në një postim në tuitter, drejtori i komunikimit të Erdoğanit, Fahrettin Altun tha se Erdoğan nuk kishte nënkuptuar sekuestrimin e valutës së huaj në llogaritë bankare dhe se kjo ishte një keqinterpretim. Zyra e Prokurorëve të Stambollit tha se hetimet u hapën kundër llogarive të mediave sociale, të cila transmetonin lajme të rreme duke kërcënuar “sigurinë ekonomike” të Turqisë, sipas Ligjit mbi Tregjet e Kapitalit.

Ndërkohë, Adnan Bali, menaxheri i përgjithshëm i bankës më të madhe të Turqisë, İş Bankası, iu bashkua shfaqjeve të drejtpërdrejta televizive, për të thënë se kishte arsye finaciare për rënien e lirës, por nuk ishte e mundur për ta shpjeguar gjendjen vetëm në parametra financiarë. Ai tha se dyshonte gjithashtu një operacion politikisht të motivuar mbi ekonominë turke. Ky ishte një ndikim sigurues në tregje, pasi Bali ka qenë i njohur si një ekonomist “që nuk fliste broçkulla” dhe i besueshëm. Partitë e opozitës bënë gjithashtu vërejtje duke bërë të ditur qortimin e qëndrimit amerikan të “përpjekjes për të turpëruar kombin turk”. Faik Öztrak, zëvendëskryetar i partisë më të madhe opozitare Partisë Popullore Republikane (CHP), tha se ata qortojnë politikat e Erdoğanit, por qëndrojnë me popullin turk kundër sulmeve të SH.B.A.-së.

Në pasdite, Erdoğani vetë tha në një fjalim publik se sekuestrimi i depozitave në valutë ishte jashtë diskutimit dhe se Turqia mund të përmbahet në ekonominë e tregut të lirë edhepse “është nën një rrethim ekonomik”.

Por më interesante, ishte mbështetja e papritur për Turqinë nga Gjermania në 13 gusht, pasi Rusia, Italia dhe Irani shprehën mbështetjen në 12 gusht. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Gjermania do që ta shohë Turqinë të përparojë ekonomikisht, e cila është “gjithashtu në interesat e (Gjermanisë)”. Ajo tha se: “Askush … nuk ka interes për një destabilizim ekonomik të Turqisë, por sigurisht gjithçka duhet bërë, për shembull një bankë qendrore e pavarur mund të punojë dhe kështu me radhë”.

Erdoğan pritet të bëjë një vizitë në Gjermani në shtator dhe një delegacion gjerman i tregtisë dhe industrisë i shkallës së lartë pritet që të vizitojë Turqinë në tetor për lidhje më të mira. Tanimë ka më shumë se 7,000 kompani gjermane në Turqi.

Gjithashtu është interesante të shohësh se duke folur për krizën turke, udhëheqësit e botës nga Merkeli deri tek presidenti rus Vladimir Putin, janë duke i shprehur reagimet e tyre ndaj presidentit të SH.B.A.-së Donald Trump, i cili është duke shfaqur fuqinë e tij, veçanërisht kur ai është duke u përpjekur të përdorë sanksionet dhe tarifat ekonomike, si një armë politike ndaj rivalëve ekonomikë të vendit të tij, duke përfshirë Kinën dhe Bashkimin Europian. Në BE ekziston një ndjenjë e dukshme kundër Erdoğanit, por kur bëhet fjalë për goditjet e Trump kundër Erdoğanit që dobëson ekonominë turke, ekziston gjithashtu një rezistencë e dukshme atje. Ajo mbase nuk është në mbështetje të Erdoğanit, por për mirëqenien e Turqisë, e cila është e rëndësishme për mbrojtjen europiane, ashtu siç u bë e ditur nga Gjermania, si dhe ekonomitë europiane, siç u bë e ditur nga Italia

Tumpi ia doli mbanë që të bashkonte udhëheqësit nga Merkeli tek Putini në mbështetje të Turqisë, si dhe bankat dhe partitë opoztare në Turqi, në mbështetje të qeverisë kundër tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne