Një milion palestinezë të burgosur që nga viti 1948

Izraeli që nga koha e themelimit të tij ka burgosur një milion palestinezë.

Agjencia e lajmeve Safa njoftoi se Rafet Hamdune, drejtori i qendrës për çështje të të burgosurve palestinezë, ka raportuar se Izraeli që nga koha e themelimit të tij në vitin 1948 e deri më tani, ka burgosur rreth një milion palestinezë. Hamdune ka shtuar: “Izraeli përveç arrestimit dhe burgosjes së një milion palestinezëve, një numër të madh palestinezësh ka vrarë në mënyrë kolektive për t’i spastruar qytetet dhe fshatrat e Palestinës. Tani të burgosurit palestinezë 29 ditë më parë kanë filluar grevën e urisë dhe Izraeli për t’i dhënë fund grevës së tyre, disa prej të burgosurve i ka futur në qeli me plotë insekte dhe pa kurrfarë kushte higjienike dhe pa shërbime mjekësore. Ushqimi që u jepet të burgosurve palestinezë, nuk është për njerëz dhe kjo tregon sjelljen çnjerëzore të Izraelit. Nga gjithësej 7000 palestinezë të burgosur në burgjet e regjimit sionist, rreth 1800 të burgosur janë të sëmurë dhe disa prej tyre kanë marrë sëmundje të ndryshme për shkak të ushqimit të papërshtatshëm”,- tha ndër të tjera Rafet Hamdune, drejtori i qendrës për çështje të të burgosurve palestinezë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne