Një përgjigje e detyruar Alfred Lelës për punën e Rea Xhillarit

Nga Gazeta Impakt

Botuesi i portalit politiko.al, Alfred Lela ka botuar dje një shkrim me titull: “Të shtatë kundër Reas: Konflikti i vajzës së Linda Ramës me Zhejin dhe portalet, I SHPJEGUAR”. Në këtë shkrim Alfred Lela që duket sikur e ka shkruar këtë shkrim pretendon se Gazeta Impakt ka botuar shkrimin e gazetarit shqiptaro-amerikan Beqir Sina me titull:

“Skandal”, vajza e Linda Ramës “bashkëjeton” me Ministrin e Jashtëm të qeverisë Rama 2 Genti Cakaj

Ky shkrimi i cili është botuar më parë në portalin Bota Sot, Presheva Sot etj është botuar për disa orë edhe në Gazetën Impakt. Më pas ky lajm është fshirë. Gazeta Impakt ka cituar burimin të cilin Alfred Lela nuk ka arritur apo nuk ka dashur ta lexojë dhe si pasojë shpif dhe akuzon Gazetën Impakt si autore të shkrimit.

Katoliku Alfred Lela i cili në vitin 2013 u bë pjesë e “Senatit Demokristian” ku bënin pjesë disa kriminelë të cilët tanimë janë dënuar nga drejtësia shqiptare, sulmon Gazetën Impakt me shpifje nga më të ulëtat.

Akuza e parë është që Impakti është ultra-konservativ. Këtë akuzë edhe pse na duket pak e çuditshme do e pranojmë me qejf.

Lela akuzon Impaktin se ka linjë editoriale që mbështet një agjendë islamike, pro-iraniane dhe anti-hebraike. E sqarojmë Lelën që portali ynë e pranon me krenari që ka një axhendë anti-islamofobike, pro-muslimane, pro-turke, pro-arabe, pro-iraniane, pro-ruse, pro-pakistaneze, pro-palestineze, pro-evropiane, anti-imperialiste etj dhe për këtë nuk do i marrim leje provincialit Alfred Lela. Do e vazhdojmë këtë linjë dhe urojmë që z. Lela të lexojë dhe mësojë nga ato që ne botojmë në mënyrë që të zhvilloj pak diapazonin e tij mendor. Megjithatë, portali ynë nuk është anti-hebraik sikur ka qenë Kisha Katolike apo Gjergj Fishta, apologjeti i Adolf Hitlerit. Portali ynë ka botuar shkrime e dokumente ku ka denoncuar islamofobinë dhe anti-semitizmin e klerit katolik të Alfred Lelës dhe këtë gjë e bën në vazhdimësi. Por pse portali ynë boton shkrime kritike kundër aparteidit të shtetit të Izraelit kundër palestinezëve, imperializmit amerikan, xhihadizmit saudit, terrorizmit etj, kjo nuk na bën as anti-çifutë, as anti-amerikanë dhe as anti-arabë. Këto janë tema që trajtohen në të gjithë mediat ndërkombëtare edhe pse provincialët e Lezhës të rënë në Tiranë kanë frikë ti përmendin apo edhe mendojnë. Gazeta Impakt nuk është gazetë provinciale që të merret me dallaveret e provincialëve të Tiranës, Shkupit apo Prishtinës vetëm.

Autorët e Gazetës Impakt vijnë nga e gjithë bota. Shumica janë turq dhe perëndimorë dhe Gazeta Impakt është krenare që ata botohen në gjuhën shqipe. Impakti është një gazetë ndërkombëtare dhe kozmopolitane, e cila mesa duket tremb provincialin Alfred Lela, dhe ky fakt ne na bën të ndjehemi mirë.

Në shkrimin e tij Alfred Lela akuzon si radikal edhe historianin shqiptar Dr. Olsi Jazexhi. Akuza e Alfred Lelës ndaj një doktori historie të edukuar në Itali dhe Kanada, vetëm në provinca ndodhin. Sikur Alfred Lela të arrinte dhe bënte aq shkollë sa ka Dr. Olsi Jazexhiu, ai do ishte një person tjetër nga ai që është sot. Do bëhej njeri i madh të cilin do e citonte e gjithë bota e nuk do ngelte një hiç i vogël. Portali Impakt është krenar që boton historianin Dr. Olsi Jazexhi i cili është një nga historianët më të ditur të Shqipërisë, një nga shqiptarët më të cituar dhe botuar në mediat ndërkombëtare, edhe pse të pak-shkolluarit sikur Alfred Lela e akuzojnë për radikal.

Por kuptohet që shpifja më e rëndë e z. Alfred Lela është kur ky shpif dhe akuzon Gazetën Impakt për shkrimin ndaj Rea Xhillarit në një kohë që ky shkrim është botuar fillimisht në Gazetën Bota Sot dhe ka një autor me emër e mbiemër: Beqir Sina.

I kujtojmë znj. Rea Xhillari, Alfred Lelës dhe të gjithë personave të tjerë të interesuar, se Gazeta Impakt nuk është prodhuese e lajmit kundër znj. Xhillari. Origjina e lajmit është gazeta Bota Sot me autor Beqir Sinën dhe nuk është Gazeta Impakt. Nëse znj. Rea Xhillari ka probleme me ato që ka shkruar z. Beqir Sina, ajo mund të shkojë në SHBA dhe të padisi në gjykatat amerikane zotin Sina. Nëse znj. Xhillari është e shqetësuar pse Gazeta Impakt ka botuar këtë shkrim, ajo mund të shkoj në vendin ku Impakti është regjistruar dhe të hapi edhe aty një gjyq tjetër për faktin pse Impakti ka botuar për disa orë një lajm të marrë nga një gazetë e regjistruar në Zvicër me një autor amerikan. Jemi të bindur që gjykata e vendit ku ne jemi regjistruar do të jetë në anën e lirisë së mendimit, për sa kohë që ne kemi cituar burimin dhe autorin e shkrimit.

Përndryshe fushata kërcënuese me gjyqe dhe linçime që bën znj. Xhillari meqë burri i nënës së saj është kryeministër i Shqipërisë, është një fushatë e turpshme kundër fjalës së lire dhe imazhit të Shqipërisë.

I kujtojmë znj. Xhillari dhe njerkut të saj të fortë z. Edi Rama, se nëse një lajm që fjala bie botohet nga CNN.com dhe më pas botohet në qindra faqe nga Australia e deri në Kinë, edhe nëse ky është i rremë, përgjegjësinë e mban autori i lajmit dhe jo faqet e tjera që e bëjnë copy-paste. Faqet që e bëjnë copy-paste dhe citojnë burimin e lajmit, palën e prekur e drejtojnë drejt burimit origjinal të lajmit. Përgjegjësinë fundore e mban media origjinale dhe autori i shkrimit. Faqet që botojnë lajme që prekin targetin e tyre, kanë obligim që të botojnë letra dhe shkrime kundër shkrimit të parë.

Prandaj znj. Xhillari nuk duhet ti shpalli luftë të gjithë mediave dhe portaleve që kanë botuar lajmin kundër saj dhe nuk duhet të mendojë sikur njerku i saj i cili kërkon të censurojë median e lirë dhe të instalojë diktaturë mendimi në Shqipëri.

Nëse znj. Xhillari është prekur nga lajmi i botuar nga gazeta Bota Sot dhe amerikani Beqir Sina ajo mund të bëj një letër publike, sikur po bën Gazeta Impakt kundër shpifjeve të Alfred Lelës dhe të sqaroj qendrimin e saj. Në një botë të lirë dhe demokratike, dhe sidomos në erën e internetit, interneti i ka dhënë mundësi edhe njerëzve kot-fare sikur Alfred Lela që të shkruajnë. Dhe ne nuk ia heqim dot këtë të drejtë atij dhe kujtdo tjetër.

Gazeta Impakt, duke parë ndjeshmërinë e këtij lajmi e ka fshirë atë dhe i kërkon falje të prekurve nga ky lajm. Jemi të hapur të botojmë letër përgjigjen e znj. Xhillari ndaj akuzave të z. Beqir Sina.

Ndërsa Alfred Lelës i themi: edhe pse ke shpifur shumë kundër nesh, sërisht të falenderojmë që na ke përmendur. Na ke rritur numrin e lexuesëve! Nuk je edhe aq kot-fare sa dukesh!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne