Një pikënisje e mirë/Luftë bacilit politik që në burim

Në disa media shqip që i bëjnë hosananë kryebashkiakur Erion Veliaj është publikuar një shkrim i Stephen Burgen i shfaqur fillimisht në “The Guardian”. Ai bën pjesë në rubrikën “Qytete” që mbështetet nga “The Rockfeller Foundation”.

Shkrimi është një kalim sipërfaqësor mbi Tiranën, fasadat e saj dhe përqendrohet kryesisht në atë që duket dhe rrëzëllen në kryeqytetin shqiptar. Gazetari nuk kursen as fjalët e mira për Erion Veliajn, të cilin ja shërben lexuesit të huaj, me foto dhe nën modelin e një të riu modern në një qytet që po ecën në rrugën e modernizmit.

Duke larë duart, Burgen flet edhe për korrupsionin, drogën dhe PPP-të, por ato janë anekse polemizuese të një shtrati që është suksesi i Tiranës dhe Veliajt.

Nuk do shumë mend për të kuptuar se në këtë shkrim nuk ka vetëm përshtypje. Aty ka edhe ndikim, promovim të një njeriu që sot në Tiranë përfaqëson minimumi shembullin më të keq të transparencës së parave që nuk dihet nga I gjen për të financuar “veprat” publike.

Shkrimi është rishpërndarë 1 301 herë dhe ka 39 komente deri më tani. Komentet janë kryesisht kritike, sepse të tillë të detyron të jesh jo vetëm puna e kryebashkiakut, por edhe njëanshmëria e gazetarit në fjalë. Ky debat që është zhvilluar në faqen online të “The Guardian” është një shembull i mirë sesi duhet luftuar infeksioni që po përhap ky bacil politik që sot ka kapur karrigen e kryebashkiakut.

Në fund të fundit, me termin “prestigjoze” mund të kompleksohen ca gazetarë në Tiranë apo mund të mburren ca militantë, por fatura e këtyre shkrimeve që i ikin një realiteti që po rëndon te shumëkush, duhet të paguhet nga këto media të mëdha, të cilat përtej emrit kanë axhendë, sponsorizime dhe qëndrime.

Ata që lexojnë lëvdatat për Erionin e mrekullueshëm në anglisht, do të duhet të pasurojnë mendimet e tyre me komentet në anglisht që bëjnë më objektive këto lloj shkrimesh, që i japin ekskluzivitetin arritjeve iluminuese të një djaloshi të veçantë në Shqipërinë e mbytur nga krimi dhe korrupsioni, e që pikturohet me këto terma po nga këto prestigjoze. Ndaj lufta e re ndaj propagandës së Bashkisë duhet zhvilluar aty, në burim, anglisht, për të mos lejuar që kartolinat e urimeve t’i vijnë Erionit bashkë me çmimet që nuk dihet sesi mbijnë nga çdo anë. Patjetër që ne duhet ta përtypim me oreks edhe dëshirën e mirë të “The Guardian” apo mediave të tjera të shquara që ta paraqesin Tiranën si Zonjë të Erion Veliajt. Madje edhe t’i falenderojmë. Por thjesht të mos lejojmë që të na tregojnë edhe si hahet në sahanët tanë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne