Një samit i jashtëzakonshëm

nga Alptekin Dursunoglu.

Ky samit, i cili është i rëndësishëm duke qenë kontakti i parë në nivel të lartë në mes të vendeve evropiane dhe partnerëve të Astana-s, i ka ndarë të kënaqura të gjitha palët, mu ashtu si marrëveshja e Soçit.

Samiti i 27 tetorit në Stamboll u dallua dukshëm nga takimet ndërkombëtare të bëra deri më tani.në lidhje me çështjen e Sirisë.

Gjëja e cila diskutohej në të gjitha takimet e mëparshme ndërkombëtare në lidhje me Sirinë, ishte vetë ‘kriza siriane’. P.sh.

Konferencat e Gjenevës, e para prej të cilave u zhvillua më 30 qershor 2012, e cilësuan problemin në Siri si një “krizë” në mes të qeverisë siriane dhe opozitarëve. Ndërsa si zgjidhje, ata propozuan negociatat politike.

Takimet e ‘Grupit të Miqve’, i pari prej të cilave u mbajt me 24 shkurt 2012, e cilësuan problemin si një ‘krizë’ që rrjedh nga regjimi ‘sirian’, ndërsa si zgjidhje e konsideruan përmbysjen e regjimit. Në drejtim të këtij propozimi për zgjidhje, filloi lufta për pushtet. Me parakushtin “Bashar al Assadi duhet të shkoj”, u pengua zgjidhja politike në Gjenevë.

Mbledhjet e Grupit Mbështetës ndaj Sirisë, e para prej të cilave u mbajt me 30 tetor 2015, ishin si rezultat i dështimit të ‘Grupit të Miqve’ në luftën për pushtet.

Sepse grupet terroriste të mbështetura nga Grupi i Miqve për të përmbysur regjimin në Siri; formuan në Irak, Siri dhe Liban, më shumë shtete të federuara se sa shumë vende të tjera evropiane.

‘Grupi i Miqve’ i cili për shkak të dështimit në luftën për pushtet, u kthye në një ‘koalicion anti-ISIS’, së bashku me aleatët e Damaskut, ka filluar të kërkoj zgjidhje për problemet e terrorizmit, refugjatëve dhe stabilitetit rajonal, probleme këto të cilat i ka krijuar vet.

Grupi Mbështetës i Sirisë ishte rezultat i këtij bashkimi. Ai theksoi “sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin laik të Sirisë” dhe problemin në Siri e cilësoi si ‘terror’, ndërsa zgjidhje pau “negociatat politike pa parakusht”.

Mbledhjet e Astanas, e para prej të cilave u mbajt me 23 janar 2017, ishin si rezultat i dominimit të Damaskut dhe aleatëve të tij.

Procesi i Astanas e cilësoi këtë problem si “terror” dhe “sistem qeveritar”. Ndërkaq si palë të problemit, ai i cilësoi “terroristët, opozitarët dhe shtetin sirian”. Si zgjidhje për terroristët, ky proces pau rrugën ushtarake, ndërsa si zgjidhje për opozitarët dhe shtetin sirian, rrugën politike.

Në fakt, propozimi i procesit të Astanas për zgjidhje ushtarake ishte mu propozimi i Grupit Mbështetës të Sirisë, ndërkaq propozimi për zgjidhje politike, ishte propozim i procesit të Gjenevës.

Kështu, për një zgjidhje e cila garanton “unitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Arabe Siriane”, procesi i Astanas, që nga muaji janar i viti 2017, vazhdoi në koordinim me zgjidhjen politike dhe ushtarake.

Falë zgjidhjes ushtarake të parashikuar nga procesi i Astanas, “shtetet e federuara terroriste” u shkatërruan. Të gjithë ‘terroristët’ u mblodhën në Idlib dhe u izoluan. U krijua themeli për zgjidhje politike.

Falë hapave të ndërmarrë për zgjidhje politike në Astana, u vendos tryeza e negociatave me shtetin si dhe filloi procesi i përgatitjes së kushtëtutës ku morën pjesë të gjitha palët.

Kështu, shtatë vjet më vonë, për herë të parë, u krijua një  klimë e zgjidhjes politike e cila do të garantojë unitetin, sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Sirisë.

Shqetësimi për paqe nga ata që imponojnë luftë në Siri

Me 27 tetor, palët që nënshkruan një raport përfundimtar në të cilin gjendeshin deklaratat se “janë konfirmuar angazhimet e tyre të fuqishme” për “sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Republikës Arabe të Sirisë”, pritej që të flasin për mënyrën se si do të përhapet kjo klimë.

Erdogan, Macron dhe Merkel theksuan shqetësimin e tyre për refugjatët dhe kërkesën e tyre që gjendja e formuar në Idlib përmes marrëveshjes së Soçit të mbetet e përhershme, ata e shprehën kështu:

Erdogan: “Ne kemi theksuar në mënyrë të veçantë rëndësinë e armëpushimit aktual në Idlib dhe rëndësinë e mos shkaktimit të një krizë të re humanitare.”

Macron: “Së bashku me mbështetjen e regjimit, sulmi ushtarak i tij ndaj Idlibit do të ishte absolutisht i papranueshëm. Këtu bëhet fjalë për Turqinë, Evropën dhe stabilitetin e rajonit. Rreziku këtu do të nënkuptonte shpërndarjen e terroristëve dhe shfaqjen e azilkërkuesve të rinj.”

Merkel: “Në Idlib u krye një punë efikase për armëpushimin. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çmos për të bërë një armëpushim të qëndrueshëm.”

Në deklaratën përfundimtare, të gjitha palët e interesuara kanë theksuar rëndësinë e një armëpushimi të përhershëm duke respektuar dispozitat e memorandumit, gjë që duket se i ka pëlqyer Macronit, Merkelit dhe Erdoganit.

Megjithatë, Putin tha në një konferencë për shtyp se rajonin e çarmatosur në Idlib e shohim “si një masë të përkohshme”, duke theksuar kështu se  termi “armëpushim i përhershëm” nuk nënkupton “status quo të përhershme”.

Me zakonin e mbetur nga periudha e ‘Grupi i Miqve’, Erdogan, Marcon dhe Merkel vazhdojnë të shqetësohen nga ribashkimi i integritetit territorial të Sirisë dhe presidenca e Bashar al Assadit.

Por shihet qartë se të tre liderët e kanë pranuar mposhtjen nga Siria dhe se nuk u ka mbetur ndonjë gjë tjetër më e rëndësishme se sa të dalin nga zjarri i Sirisë me sa më pak dëme, zjarr ky të cilit dikur i hedhnin benzin.

Për shembull, grupet e armatosura, praninë e të cilëve dikur nuk e pranonin dhe iu referoheshin si “opozitarë”, ata i quajnë “terrorist” duke shprehur “vendosshmëri në luftën kundër terrorizmit”.

Ata konfirmojnë “angazhimin e tyre të fortë” ndaj “sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe integritetit territorial të Republikës Arabe të Sirisë”.

Dhe për shkak se ata e kanë pranuar se nuk janë në gjendje të caktojnë një të ardhme për Sirinë, në vend të një fjalie si “Bashar al Assad nuk do të ketë asnjë rol në të ardhmen e Sirisë”, ata formojnë fjali të tilla si “Assad nuk është një emër i besueshëm për ne”.

Çelësi i zgjidhjes është në Astana

Asnjëra nga platformat ndërkombëtare për krizën siriane nuk ishte aq funksionale sa ‘Formati i Astanas’. Edhe nëse ceremonia e mbylljes do të mbahet në Gjenevë, kriza siriane do të zgjidhet në përputhje me perspektivën, mjetet dhe parimet e prodhuara në Astana.

Ajo që bëri që Gjermania dhe Franca të formojnë kontakt me Astanën në Stamboll më 27 tetor, ishte shqetësimi për refugjatët dhe frika e kthimit të terroristëve.

Me fjalë të tjera, përparësia e këtyre vendeve është t’i japë fund luftës në Siri me një metodë që nuk do të sjellë barrë refugjatësh dhe nuk do t’i kthejë terroristët.

Kjo përparësi është ajo e cila e bënë Gjermaninë dhe Francën aleatë me Turqinë në çështjen e Idlibit.

Përveq kësaj, këtu bëhet fjalë edhe për ankthin e Turqisë për tu bërë fqinje me “shtetet kurde” të mbështetura nga Amerika dhe Franca.

Shtetet e Bashkuara, që udhëhoqën projektin e revolucionit në Siri, së bashku me Francën ndërmorën një projekt në lindje të Eufratit dhe projekti u financua nga sauditët.

Erdogan i cili kur filloi lufta e sauditëve kundër Jemenit, kërkoi nga Irani që të tërheq forcat e tij në Irak, Siri dhe Jemen dhe i cili i premtonte sauditëve mbështjetje logjistike dhe të inteligjencës në luftën në të cilën u vranë dhjetra mijëra jemenas, tani kërkon llogari nga sauditët për vrasjen e një gazetari.

Me fjalin e tij nga raporti përfundimtar nga samiti i Teheranit se “Ne kurrë nuk do të pranojmë vendosjen e urdhrave të reja nën maskën e luftimit të terrorizmit”, nënkuptoi Macronin dhe Trumpin të cilit ishin të ulur menjëherë pranë tij.

Duke i marrë shembull sukseset e arritura në lindje të Eufratit fal rolit të tij në Astana, ai i dërgon  mesazh Amerikës dhe Francës se “Ashtu si në perëndim të Eufratit, ne edhe në lidhje do të vazhdojmë të eleminojmë kërcënimet ndaj sigurisë tonë kombëtare.”

Përfundim

Shprehja “armëpushim i përhershën” që e bëri të kënaqur Turqinë, Francën dhe Gjermaninë, qartësia që i sjelli Putini asaj shprehjeje në konferencën e përbashkët për shtyp dhe pasqyrimi i saj në shtypin e rajonit, u bë një dëshmi që samiti i 27 tetorit ka qenë shumë “konstruktiv” me shprehjen e Putinit.

Gazeta siriane al Vatan ka vendosur nëpër tituj deklaratat e tilla si “theksi për unitetin, sovranitetin dhe pavarësinë e Sirisë”, “zona e zvogëlimit të tensionit në Idlib është e përkohshme”.

Gazeta saudite al Hayat ka theksuar deklaratën se armëpushimi është i përhershëm në lajmin e saj në lidhje me samitin dhe zgjidhjen politike.

Ky samit, i cili është i rëndësishëm duke qenë kontakti i parë në nivel të lartë në mes të vendeve evropiane dhe partnerëve të Astana-s, i ka ndarë të kënaqura të gjitha palët, mu ashtu si marrëveshja e Soçit.

Por është akoma herët të thuhet se formati i Astanas do të zgjerohet me pjesëmarrjen e vendeve evropiane pas samitit të 27 tetorit./Yakın Doğu Haber

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne