Një suedeze dënohet me 3 muaj burg për fyerje të muslimanëve

Një grua suedeze nga qyteti Jonkoping u shpall fajtor dhe u dënua me 3 muaj burg për fyerje të Islamit dhe muslimanëve nëpërmjet rrjeteve sociale.

Televizioni shtetëror i Suedisë SVT ka njoftuar se një gruaje 65-vjeçare u shpall fajtore për nxitje të urrejtjes, pasi që përmes rrjetit social Facebook ka fyer Islamin dhe muslimanët, duke shkruar se “Nëse ata vazhdojnë të migrojnë kjo do të çojë në rënien e nivelit të inteligjencës në vend” .

Gjykata në Jonkoping ka nisur procedurë kundër saj për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kundër një grupi të caktuar njerëzish, por për shkak të mungesës së provave, u lirua.

Gjykata e Lartë në vend ktheu në rigjykim procedurën dhe u konstatua se ajo të paktën tetë herë ka fyer Islamin dhe muslimanët. Gjykata e shpalli fajtore për përhapjen e urrejtjes dhe e dënoi me 3 muaj burgim.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne