Një tërmet prej 5,3 ballë godet Indonezinë

 Një tërmet me fuqi prej 5,3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur provincën Açe të Ishullit Sumatra të Indonezisë.

Instituti Meteorologjik, Klimatik dhe Gjeofizik i Indonezisë (BMKG) njoftoi se epiqendra e tërmetit është 30 kilometra në verilindje të rajonit Açe. Sipas BMKG-së tërmeti është regjistruar 10 kilometra në thellësi të tokës.

Deri më tani nuk është njoftuar për të vdekur apo të plagosur, ndërsa nuk është dhënë as alarm për cunami.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami në ishullin Sulawesi të Indonezisë, i cili ndodhi më 28 shtator, është rritur në 2.091.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta. Më 26 dhjetor të vitit 2004, Indonezia u godit nga një tërmet tejet i fuqishëm prej 9,1 ballë, i cili u pasua nga cunami, si pasojë e të cilit humbën jetën 230 mijë persona në një territor që përfshiu edhe shtete të tjera të rajonit.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne