Një tjetër viktimë e mbijetuar nga sulmi i terroristit kristjan tregon tmerrin e sulmit në Zelandën e Re

Një i mbijetuar tjetër ka rrëfyer për sulmin e sotëm dhe frikën të cilën e ka kapluar vendin.
“Dëgjova një zë dhe nuk e kuptova çfarë mund të jetë po pastaj dëgjova sulmuesin i cili po vinte nga dera kryesore, aty kuptova çfarë po ndodhte.

Në anën e pasme të xhamisë ishte një tualet për femra dhe përmes asaj dere arrita të dal jashtë.

Ai vazhdonte të gjuaj rreth 10-15 minuta të vazhdueshme, atëherë erdhi policia t’i shpëtoj njerëzit”, ka thënë ai.

Ka pasur shumë persona të vdekur brenda xhamisë, dhe sipas videos së bërë nga vetë sulmuesi shihet se ai vazhdoi të qëllonte viktima tjera të pafajshme në rrugë.

“Jam pa fjalë dhe nuk ndihem i sigurt të kthehem në atë zonë përsëri, sepse nuk ka ndodhur vetëm në një xhami.

Jam shumë i frikësuar sepse ai ishte vendi më i sigurt për të jetuar por tani nuk e di çfarë do të ndodh.

Jemi mbledhur më shoqërinë dhe po komunikojmë më policinë për të marrë vesh risit dhe nëse jemi të sigurt të dalim jashtë.”- ka shtuar viktima.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne