‘Njerëz si ju, të cilët bëjnë pyetje idiote ‘: Khabib i kthehet gazetarit pas një pyetjeje provokative etnike

Kampioni UFC i peshave te lehta Khabib Nurmagomedov e ka bërë shembull një gazetar rus kur i është përgjigjur një pyetje etnike provokative nëse ai përfaqëson Dagestanin ose Rusinë si një e tërë.

Vendasi i republikës jugore të Rusisë në Dagestan, Nurmagomedov është një Avar etnik dhe një mysliman krenar, qe kurrë nuk ka patur turp për të shfaqur trashëgiminë e tij, duke e bërë këte përmes traditës së tij   si Kapeles Dagestani , ‘papakha ‘,   të cilën ai e vesh gjatë luftimeve të tij, ose duke lavdëruar Allahun  pas luftimeve, të cilat i shfaq pas çdo fitorje ne tetëkëndësh.

Çështja e trashëgimisë së tij dhe nëse ai përfaqëson Dagestanin ose Rusinë si një e tërë,   ishte   pyetja e një gazetari te ueb faqjes ruse iura.news  .

“Unë gjithmonë e bëj (përfaqësoj Rusinë), gjithmonë ka një flamur rus në ekran. Të gjithë në Shtetet e Bashkuara, të cilët nuk e dinë se çfarë është Dagestani, Çeçenia apo Kaukazi, më quajne  rus”   tha Nurmagomedov .

“Dhe të gjithë luftëtarët e huaj, në rast se nuk e vëreni, më thërrasin rusisht, pra për ta – ne jemi një komb, sepse ne jemi të njëjtët njerëz. Qofshi  ju qe jeni dhe mos më bëni pyetje të tilla idiote.

“Jashtë vendit, askush nuk na ndan. Brenda (vendit) ka njerëz që na ndajnë dhe duan që ne të jemi   pa lidhje. Pra, ju lutem ndryshoni temën dhe le të flasim për sport, jo për politikë, “ përfundoi kampioni i UFC.

Në prill, Nurmagomedov u bë kampioni i parë rus UFC në epokën moderne të promovimit, duke mposhtur “Al  Iaquinta” në luftën kryesore të UFC 223 në Brooklyn, Nju Jork.

Më vonë, ai mbrojti rripin e tij në një fitore spektakolare të raundit të katërt mbi superstarin irlandez MMA ConorMcGregor. Megjithatë, fitorja dominante   u venit nga përleshja pas luftës e cila u shkaktua kur Khabib sulmoi njeriun e qoshes McGregor Dillon Danis , i cili,   sipas Nurmagomedov , e quajti atë  “bajgë myslimane”./ rt/ gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne