Njerëzit e mëdhenj që humbi bota më 2018

Ata lanë gjurmë të pashlyera me arritjet e tyre. Këngëtari Smokey Robinson nderoi me një fjalim emocional miken e tij të fëmijërisë, Aretha Franklin, që vdiq këtë vit pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. Aretha Franklin kishte 18 çmime Grammy dhe kishte shitur 75 milionë disqe. Familjarë, njerëz të famshëm dhe udhëheqës politikë, përfshirë ish-Presidentin amerikan, Bill Clinton, ishin mes atyre që morën pjesë në funeralin e saj.

“Ajo jetonte me kurajo, jo pa frikë por duke i tejkaluar frikat”, tha ai.

Admiruesit e filmave i thanë lamtumirën aktorit të viteve 1970, Burt Reynolds admiruesit e filmave me superheronj, Stan Lee që vdiq në moshën 95 vjeçare.

“Kjo është për ty, Stan Lee. Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona! ” tha një imitues i Spiderman-it..

Bota humbi gjithashtu fizikanin dhe autorin britanik, Stephen Hawkings. Ai vdiq në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e tij në Kembrixh.

“Stephen Hawking ishte një personalitet i madh në gjithë botën. Ai kishte aftësinë e mrekullueshme të komunikonte me njerëzit”, tha Thomas Venning i Shtëpisë së Ankandeve, “Christie”.

Industria e modës i dha lamtumirën stilistes amerikane, Kate Spade dhe atij francez, Hubert de Givenchy, si homazh për të cilin u bë një paserelë me veshjet më të njohura të tij, që ishin veshur nga yje si Audrey Hebpburn dheJacqueline Kennedy Onassis. Spade kreu vetëvrasje.

Edhe personaliteti evangjelist, Billy Graham vdiq këtë vit në moshën 99 vjeçare. Graham që kishte predikuar para miliona vetëve në gjithë botën, konsiderohej një nga zërat më të njohur shpirtëororë të shekullit të 20-të.

“Ju pyes sot: A e doni Zotin? E doni me gjithë zemër? Me gjithë shpirt?”

Në Afrikën e Jugut, mijëra vetë u mblodhën në një stadium me kapacitet 40 mijë për të kujtuar ikonën e anti-aparteidit, Winnie Mandela që vdiq në moshën 81 vjeçare.

Afrika humbi edhe një nga figurat e saj më të dashura: ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, një nobelist i paqes i cili u vlerësua si “një forcë udhëheqëse për të mirën”.

Astronauti Alan Bean, që kishte ecur në Hënë, vdiq në moshën 86 vjeçare. Ai shkoi në Hënë pothuajse 50 vjet më parë, is pjesëtar i missionit Apollo 12.

“M’u duk sikur kisha fituar llotarinë, madje shumë më mirë se aq”, shprehej ai.

Po këtë vit u nda nga jeta edhe një anëtar i dinastisë politike amerikane. Familja, dhe miqtë, përfshirë katër ish-presidentë amerikanë dhe Presidentin Donald Trump u mblodhën në Katedralen Kombëtare për të nderuar presidenti e 41-të amerikan, George Herbert Walker Bush.

“Një njeri madhështor dhe fisnik, babai më i mirë që mund të ketë një bir ose një bijë dhe në dhimbjen tonë, le të vëmë buzën në gaz kur mendojmë se babai është me Robin dhe për dore me mamanë përsëri”, tha djali i tij, ish-presidenti George W. Bush.

Ish-Presidenti Bush u varros në Teksas pranë gruas së tij, Barbara që vdiq këtë vit dhe vajzës së tyre, Robin që kishte vdekur nga leukemia në moshën tre vjeçare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne