Njësia ushtarake e Katarit mbërrin për stërvitjen e përbashkët ushtarake në Arabinë Saudite

Një njësi ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit arriti në bazën ajrore “Mbreti Abdulaziz” të Arabisë Saudite për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake “Mburoja e Gadishullit 10”.

Njësia ushtarake e Katarit u prit nga Kryetari i Komitetit të Pritjes së Arabisë Saudite, gjeneralbrigade, Nasır Ibrahim es-Salim.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Katarit bëhet e ditur se në stërvitjet e Gjirit, krahas zhvillimit të planeve strategjike ushtarake të përbashkëta, planifikohet të rritet edhe harmonia dhe solidariteti ndërmjet vendeve që marrin pjesë në stërvitje nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit.

Bëhet e ditur se stërvitja, që zhvillohet në një periudhë kur vazhdon kriza e shpërthyer në vitin 2017 ndërmjet vendeve të Gjirit, do të vazhdojë deri në 12 mars.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me një vendim të përbashkët të marrë në 5 qershor 2017, deklaruan se kishim ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin. Në procesin në vijim këto vende kishin filluar të zbatojnë embargo ekonomike dhe politike kundër Katarit. Edhe Kuvajti kishte marrë përsipër rolin e ndërmjetësuesit në këtë krizë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne