Pas njohjës së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Donald Trump, ka nxitur edhe reagimin e Hamasit.

Hamas deklaron se vendimi i Donald Trump, ka “hapur portat e ferrit”, shkruan The Independent.

“Vendimi i Trump mbi Jerusalemin nuk do të ketë sukses në ndryshimin e faktit se Jerusalemi është një tokë myslimane arabe”, uri në dukje një zëdhënës i grupit militant që vepron në Gaza.

Ai ka theksuar se “vendimi është një budallaki dhe se koha do të dëshmojë se kush janë humbësit e këtij vendimi”.

Hamasi e ka quajtur vendimin për Jerusalemin, që konsiderohet shtëpi e shenjtë për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët, “kalim i vijës së kuqe”.

Presidenti Donald Trump ka theksuar se tanimë ka urdhëruar përgatitjet për lëvizjen e ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Jerusalem.

53