Nobelisti që e quajti Toni Blerin “idiot” dhe Bushin “vrasës”

Harold Pinteri, dramaturgu më rebel i shekullit.

Nobelistët e Letërsisë, jo rrallë kanë qenë edhe rebelë dhe veprimtarë të njohur publikë. Dhe Harold Pinter, laureati i çmimit “nobel” 2005, duket si më i spikaturi syresh i viteve të fundit. Majtist i deklaruar dhe kurajoz, ai e ka quajtur kryeministrin e tij Toni Bler “një idiot”, ndërsa presidentin amerikan Xhorxh Bush, “një vrasës masovik”-njoftohet në faqen e “British Council for Arts”. Deklarata këto, që pavarësisht bindjeve të kundërta politike me dy udhëheqësit e mësipërm, jo vetëm kërkojnë kurajo, por tregojnë edhe karakterin shpërthyes të Pinterit. Ai njihet si një ndër zërat më të fortë kundër ndërhyrjes ushtarake të USA-s në Afganistan dhe Irak, ndërkohë që mbështeti vazhdimisht liderin komunist kuban, Fidel Kastro serbin Sllobodan Millosheviç, dënuar për krime në masë ndaj civilëve gjatë luftrave të tyre në Bosnjë, Kosovë dhe Kroaci. Megjithatë, akademia e “nobel” i akordoi atij çmimin më famoz letrar në botë, me motivacionin “e ndikimit të madh në shoqëri dhe goditjen ndaj terrorizmit”.

Harold Pinter (1930-2008), ka lindur në Londër dhe krijimtaria e tij dramatike i përket shkollës së absurdit, ndikuar prej Samuel Beketit, miku i tij i hershëm. Ai ka shkruar rreth 15 drama, disa prej të cilave etikuar edhe si “komedi të urrejtjes”, por edhe poezi dhe skenare filmash. Njëri prej skenarëve më të njohur është ai bazuar mbi trilogjinë e Marsel Prustit “Në kërkim të kohës së humbur”, e cila ende s’e ka parë rrugën e ekranizimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne