“Nuk do të ketë kufij midis shqiptarëve”, ministri serb ultimatum BE-së

Procesi i dialogimit midis Kosovës dhe Serbisë është ndeshur shpesh herë me tensione dhe ndërprerje të herëpashershme ku qëllimi për të arritur një marrëveshje të përbashkët që do të shuante konfliktet duket ende larg.

Ministri serb i Mrojtes ka deklaruar së fundmi se i ka kërkuar presidentit që të shqyrtojë me seriozitet pozicionin e Serbisë ndaj Bashkimit Europian nëse ky i fundit nuk do të ndalojë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Një deklaratë e tillë le të kuptohet pikërisht atë që i ndruhen të gjithë, që është thellimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.

Aleksandër Vulin ka deklaruar se: “Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht varet nga Vuçiç.”

Ministri Vulin është i bindur se Europa po hesht ndaj idesë së formimit të Shqipërisë së Madhe.

Sipas serbes “FoNet”, Vulin ka thënë se, “Shqipëria e Madhe nuk mund të krijohet sepse do te shkaktonte konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e Madhe.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne