“Nuk do të ketë luftë me Turqinë, por Kammenos duhet të largohet”

Nuk do të ketë luftë me Turqinë. Nuk ka ndonjë arsye objektive për këtë.

Kështu e nis opinionin e vet në gazetën e njohur greke “Kathimerini”, autori Babis Papadimitrou. Në qendër të debatit për marrëdhëniet e tensionuara së fundmi me Ankaranë zyrtare ka ardhur ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, një politikan që përfaqësin Grekët e Pavarur në qeverinë e Alexis Tsipras, e i cili është bërë disa herë lajm me deklaratat e forta ndaj Turqisë.

Teksa nënvizon angazhimet politike dhe ushtarake të Turqisë, autori vëren se “në rastin e Greqisë, Turqia është e angazhuar në një luftë fjalësh”, e ngjashme me atë me Izraelin. Por kjo luftë fjalësh po kthehet në standard varësie për stabilitetin politik të Greqisë, përderisa tensionimi I situatës është funksion i deklaratave të Erdogan. E në këtë kontekst, ku presidenti turk mban iniciativën, ministri grek i Mbrojtjes, “është kthyer në kërcënimin numër një për Greqinë”.

“Gjatë vizitës së Erdogan, Kammenos u kthye në një bombë humane gati të shpërthejë në duart e kryeministrit”, shton Papadimitrou. Sipas tij, deklarimet e ministrit i bëjnë jehonë një politike turke personale të Erdogan që në thelb duket se synon kuotimin brenda Turqisë, por që mund të çojnë në një konfrontim që mund të shmanget. Kammenos përfaqëson rastin tipik të një partneri në koalicion që çon përpara axhenda politike të vetat, por që krijojnë kosto më të gjera, siç është rreziku eventual i luftës, apo edhe I ndonjë incidenti që do të kërkonte përgjigje immediate dhe të fortë.

Për këtë arsye largimi i tij, është i domosdoshëm, edhe pse kjo do t’i jepte mundësi atij të luante elektoralisht në kurriz të Tsipras.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne