Nuk e lejojnë të futet në Britaninë e Madhe/ Roman Abramovich bëhet izraelit

Roman Abramovich duket se ka gjetur një zgjidhje për t’u kthyer në Britaninë e Madhe, pasi qeveria angleze nuk i ka rinovuar vizën.

Por, falë origjinës së tij, ai mund të marrë një pasaportë izraelite dhe të kthehet te Chelsea.

Izraeli, në fakt, nuk është në listën e zezë të qeverisë angleze. Një gjetje origjinale, që mund ta lejojë presidentin e “Bluve” të kthehet shumë shpejt dhe të merret me bizneset e shumta që ka në Britaninë e Madhe.

Por edhe për të mbyllur çështjen e trajnerit të ri, që duhet të jetë Maurizio Sarri.

Ky lajm ka bërë xhiron e botës dhe ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

Një nga këto ka vënë në dukje se Abramovich do të bëhej më i pasuri i Izraelit, ndërsa një tjetër, tifoz i Maccabi Netanya, ekip i kategorisë së dytë, i ka kërkuar të blejë skuadrën e tij të zemrës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne