Nuk kemi qenë kurrë më afër Diellit se kaq

NASA do të dërgojë një anije kozmike me mision për të qenë më afër Diellit. Do të quhet “Parker Solar Probe”, për nder të Eugene Parker, astrofizikanes amerikane për Diellin, dhe do të fluturojë më afër Diellit tonë se çdo objekt tjetër.

Sonda me përmasën e një makine do të niset të shtunën nga Cape Canaveral në Florida, dhe pritet të arrijë në destinacion në vitin 2024.

Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë pse kurora e diellit, shtresa më e jashtme e atmosferës së saj është më e nxehtë se sipërfaqja. Anija kozmike do të orbitojë diellin 24 herë, duke marr mostra nga erërat diellore dhe duke bërë një vëzhgim më të afërt, duke qëndruar në një temperaturë prej 1.377 gradë Celsius.

Për t’u mbrojtur nga këto kushte ekstreme është përdorur një shtresë karboni me porcelanin thotë NASA.

Burimi: Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne