“Nuk do lejojmë krijimin e një Izraeli të dytë në veri të Irakut”

Zv/presidenti i parë i Irakut deklaroi se ishte e nevojshme të braktiset ideja e referendumin mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit irakian dhe se qeveria e Bagdadit nuk do të lejonte krijimin e Izraelit të dytë në Irakun verior.

Nuri Maliki, gjatë një takimi të dielën me Douglas Alan Silliman, tha se referendumi mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit irakian është ilegal dhe nuk është në favor të popullit irakian e sidomos të popullit të Kurdistanit. Nuri Maliki gjithashtu tha se referendumi mbi ndarjen e rajonit kurd do të kishte pasoja të rrezikshme për sigurinë, sovranitetin dhe unitetin e Irakut. Ish-kryeministri i Irakut deklaroi: “Ne u kërkojmë negociatorëve të zgjidhin problemet midis Bagdadit dhe Erbilit, sipas kushtetutës për të cilën të gjithë kanë votuar”. Në të njëjtën kohë, zv/presidenti i Irakut i bëri thirrje Masud Barzanit, kreut të rajonit të Kurdistanit, që të “respektojë vullnetin e popullit të Irakut dhe qëndrimet ndërkombëtare që janë në kundërshtim me referendumin”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne