Nuk ndalen lëkundjet e tokës edhe gjatë natës, regjistrohen dy tërmete të tjera sot

Nuk ndalen lëkundjet e tokës, dy dite pas tërmetit te forte qe shkundi mire Bulqizën dhe u ndje ne shume qytete, përfshirë Tiranën, duke lënë pas dëme, por edhe shume panik.

IGJEUM ka regjistruar goditje te tjera tërmeti gjate natës deri ne orët e para te mëngjesit te sotëm. Epiqendra vazhdon te jete Bulqiza, ndërkohë qe magnituda e tërmetit me te fundit regjistruar ne orën 03:24 ka qene 2.4.

Tërmetet dje 

Një tërmet i fuqishëm tronditi Shqipërinë pasditen e te shtunës, rreth orës 5 e 35 minuta, ku lëkundje të forta u ndjenë në të gjithë vendin. Por ky termet me magnitudë 5.1 është shoqëruar me shume pasgoditje te tjera qe kane vijuar edhe gjate natës. I fundit është shënuar ne orët e para te mëngjesit, 04:44, 12 Km ne V-VP te Bulqizës.

Burimi: Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne