‘Nuk u fëlliq Arbana pse hyri në PDK, por e kundërta!’

‘Nuk e di nëse e keni vërejtur se sa të “pavarur” janë opinionistët tanë të tipit të Arbana Xharrës: deri sa të gjejnë parti ku do të varen. Mbase, po ashtu, e keni vërejtur se sot mund të bëhesh edhe “vlerë kombëtare” nëse e lufton ndonjë element të “rrezikshëm” . Dikur, gjatë periudhës së socializmit, përfitonin ata të cilët trillonin dhe e luftonin nacionalizmin shqiptar, ndërsa pinjollët e tyre sot luftojnë “islamin radikal tek shqiptarët”. Në këto rrethana nuk ke si mos të shtrosh pyetjen se me çfarë do të merreshin dhe me çka do t’i ushqenin fëmijët e tyre këta mendjendritur nëse nuk do të kishin treg ku do ta shisnin islamofobinë e vet.
Dhe në fakt, siç u munduan të perbuzin çdo vlerë shqiptare ndërsa antishqiptarine e tyre e mbuluan me luftën “kundër ekstremizmave”, jo PDK – ja – Arbanës – siç shprehen një numër i madh i komentuesve, por lloji i saj do t’ia humbin edhe atë pak kredibilitet të mbetur PDK’së‘,
– shkruan analisti dhe publicisti i njohur nga Kosova, Xhevdet Pozhari.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne